top of page

Merita Kuçi: Akt i bukur

Akt i bukur


Nga Merita Kuçi


Zymbylat ma qeshin fytyrën,

Sikur puthja dhéun me harbim,

Sikur ujët pushtojnë trupin, qetuar,

Ku bashkë me diellin, krahët bien lirë.


Pushtuar jam prej fuqisë së dallgëve,

Ato shtyjnë bregut plot trup e shpirt,

Dhe lënë aty shkëmbinj e lëmyshqe,

Horizonti ulet, përflakur në rrymë.


E lashë pas zemrën time,

Lashë mallin, detin dhe dashurinë,

Pasqyruar mbahem dritës që ia behu,

Një akt i bukur besimi merr kuptim!

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page