top of page

„Meri“provon suksesin në Torino


„Meri“provon suksesin në Torino


Romani i shkrimtares shqiptare, Mira Hanku, “Meri”, është prezantuar në Panairin e librit në Torino yë Italisë. Vetë shkrimtarja Hanku ka shkruar „Në vijim fotot e intervistës sime në panairin e librit në Torino. Falenderoj shtëpinë botuese Albatros dhe të gjithë lexuesit për vlerësimin e tyre.“ Gjatë qëndrimit të saj në Itali, dhe me rastin e botimit të këtij romani në gjuhën italiane, shkrimtarja ka dhënë një intervistë në programin e sukseshëm të Sky Tv në Romë. Aty ajo ka prezantuar dhe librin „Meri“.

Skurse dihet pra, romani „MERI“ i Mirës, (Miranda Adem Hanku) ishte zgjedhur për në Panairin Ndërkombetar të Librit në Torino, Itali që u zhvillua nga data 18-22 Maj, 2023. për këtë roman jam shprehur dhe herë të tjera të cilat mund të lexohen në lidhjen më poshtë. (Kliko këtu).

Miranda Adem Hanku është një intelektuale e mirëformuar, që zotëron disa gjuhë të huaja, dhe një talente e dedikuar në fushën e shkrimit, por që për here të parë ka ngacmuar lexuesin e saj të shumtë me këtë gjini të prozës. Në të ardhmen e shkurtër ajo ka mjaft plane të tjera.



27 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page