Mentor Serjani: Vendi im
- Apr 30, 2025
- 1 min read

Nga Mentor Serjani
Vendi im,
Me frymëmarrje më mbush,
Me aromën e këndshme,
Të trëndafilit,
Dhe shpirtin e gjoksin,
Ma ndezin prush,
Këngët e bukura,
Me violinën e bilbilit.
Më shumë lulet,
Vajzat i ndjejnë,
I bëjnë buqeta,
Dhe gjokset zbukurojnë,
Buzët dhe faqet,
Më shumë u shkëlqejnë ,
Dhe ngazëllehen e bukur lodrojnë.
Dridhjet e shpirtit,
Ëmbël më kumbojnë,
Si një sinfoni,
Që vjen nga i madhi qiell,
Më marrin,
Dhe aq larg më fluturojnë,
Aq,larg,
Atje tek i madhi diell.
Pastaj,
Poshtë e më poshtë më zbresin,
Mes krojeve e korijeve,
Në shelgje,
Bashkë me mbrëmjen,
Po dhe mëngjesin ,
Dhe më lënë ,
Në rrëmujën e ahengjeve.









Comments