Mentor Serjani: HËNA MË TË PERËNDUAR…
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Dec 9, 2025
- 1 min read

Mentor Serjani
Flokëdëndura kurorë,
Fllad i freskët dashurie
E bukur si luleborë ,
Moj krijesë perëndie !
Vjen me vello prej ylberi ,
Shtatë ngjyra zbukuruar,
Faqebardha si mermeri ,
Syri i ndezur ,i shkruar ,
Në mëngjes dalim të dy ,
Në lulishten e kopshtarit ,
Oh ,sa mirë ësht' aty ,
Pranë bilbil këngëtarit !
Përvëlohem ,digjem zjarr
Nga një ankth i paduruar,
Pranë vetes të të marr
Të të hedh në kraharuar .
Një nat' të qetë me hënë,
Hënë plota e qershorit,
Hënë e bukur,e pangrënë,
Shijon si mes' i lakrorit .
Të dy gërshetat e Dezit ,
Një në gjoks e një në krah ,
Zbresin ëmbël afër mezit ,
Posi ngjyrat në tezgjah .
Takim' i parë me sytë ,
Pastaj lehtë vete dora,
Vjen një er' e trëndafiltë,
Më jep buzët se t’i mora !
Ëmbël-ëmbël ëndërrojmë,
Me sy mbyllur ,gjysmë zgjuar ,
Dalngadalë vallëzojmë,
Hëna më të perënduar!...









Comments