top of page

Mentar Serjani: Një kafe me Petraq Pali

  • Mar 30
  • 1 min read

Një kafe me Petraq Pali

 

Papritur vjen një ftesë nga fshati Qeparo,

Nga një mik shumë i vyer e i lartë i babait,

Miqësitë e vjetra thashë, mbaj afër mos i largo,

Nga djali i një eruditi të shquar ,Janko Palit.

 

U takova me Petraqin si patriot,si bregas,

Me asete të mëdha,si i ati në krijimtari,

Njeri i thjeshtë i dashur buzagas,

Na bashkon arti dhe letërsia ,e kemi dhunti.

 

Miqësia duhet ruajtur me xhelozi,

Vijueshëm duhet të eci në breza,

Vyrtit i lartë që rrezaton krenari,

E pastër siç ka qenë qysh nga gjeneza.

 

Janko Pali ishte mësues në fshatin tonë,

Me tim at’ishin miq me takëme të mëdha,

U mësoi nxënësve shkronjat e gjuhës sonë,

Por edhe i ngacmonin që kishin nga dy gra.

 

Fjala u peshonte rëndë si një tra,

Jankua përktheu mbishkrimin në Porto Palermo ,mbi Kala!

Që Aliu ia kushtoi Vasiliqisë së Janinës,

Petraqi në të dy kontinentet,punoi e shkroi sa më s’ka,

Disa ia kushtoi vendit të tij Qeparoit të origjinës.

 

Fshatrat e bregut të lidhur në shekuj,

S’i ndanë dot as fetë as Perandoritë,

Kanë gjak blu,trima të paepur,

Kanuni i Papa Zhulit tmerr për hordhitë.


Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page