Astrit Lulushi
Shteti e dënoi si armik të popullit,
E sollën për ta ekzekutuar në sheshin publik për akuza kundër Autoritetit.
Krimi i tij ishte besimi se Universi nuk rrotullohet rreth qenies njerëzore. Zoti nuk është një pikë fikse ose qeveri qendrore, por i derdhur në valë. Të gjitha gjërat lëvizin. Nëse Zoti nuk është vetë shpirti, Ai është shpirti i shpirtit të botës. E tillë ishte herezia e tij. Ditën që e nxorën për ta ekzekutuar, qeveritarët u frikësuan se ai mund të nxiste turmën (ishte i njohur për elokuencën e tij). Dhe kështu i vunë një maskë, gojën ia lidhën, që të mos fliste. Vdiq pa thënë asnjë fjalë, para të gjithëve. Dhe poezi...ishte ajo që mendoi, por nuk e tha.
Comments