MEMORJE
Në mendje më erdhi klasa e parë,
i veshur me përparse, e jakë të bardhë.
Mësuesi na reshtoi na vuri në radhë,
dy e nga dy na uli në çdo bangë.
Na përkëdheli me dashuri, ëmbël na pa,
librat dhe fletoret në çdo bangë na la.
Orën e parë me abetaren filluam,
vijat e drejta, ovale ditët e parë mësuam.
Javët e muajit rrodhën dallgë-dallgë,
shkronjat e numëra, mësuam t’i shkruajmë.
Me festën e abetares e finalizuam,
alfabetin e numërat në mëndje t’i ruajmë.
Prindër dhe mësues me ne gëzonin,
semestrin e dytë këndimin do fillonim.
Mësuam të shkruajmë, të recitojmë,
me fjalët e ëmbla shqip të udhëtojmë.
E kujtoj me respekt mësuesin tim të parë,
Edhe pse tani u plaka, nuk jamë më djalë…
Comments