top of page

Meko promovon romanin tek „Luarasi“




Pas promovimeve tëashmë të njohura në disa mjedise shqiptare romani “Vizë Amerikane” i shkrimtarit Shefqet Meko ka kaluar edhe në ekranin televiziv në një bisedë të autorit me Xhaxhiun, dhe më pas është promovuar edhe në mjediset e Universitett „Luarasi“. Vetë shkrimtari Shefqet Meko, duke promovuar këtë libër të ri të tij ka thënë se „Nëse do kishte drejtësi, Amerikën shqiptarët e kanë këtu!“

Kështu me këtë moto në një panel mjaft intelektual dhe profesinist mes shkrimit dhe dedikimit të përditësisë, autori ka promovuar romanin “Viza Amerikane” mes studentëve dhe pedagogëve të Universitetit “Luarasi”. Sikurse dihet tashmë autori Shefqet Meko, ka prurë këtë botim të ri pas shumë titujve që vërtetojnë kështu se ai gjithnjë është me zemër në Atdhe, si dkur kur shërbeu si gazetar e në detyra të rrëndësishme dhe tashmë edhe atje tej Oqeanit mbetet aktiv dhe kështu ka ndërtuar përmes të shkruarit një urë. Libri sipas tij është një klithmë krijuese e dhimbjes që ndjen njeriu mes tranzicionit pafund por përcjell edhe një mesazh të fortë për drejtësinë.


Gazetarja Aurora Golemi shprehet se „Shpresa quhet “Viza amerikane”, që ka ngacmuar autorin për të prekur vete ëndrrën amerikane prej 24 vitesh. Po shqiptarët mund ta gjejnë Amerikën e tyre këtu në Atdhe? Meko thotë se Amerikën nuk e bëjnë gradaçelat por drejtësia, e këtë shqiptarët duhet ta kërkojnë në Atdheun e tyre.“

Kjo autore shprehet se „Miqtë e autorit, njëkohësisht lexuesit e parë e vlerësojnë novelën “Viza Amerikanë” si vepër të rrallë me plot kontradikta sociale, morale e njerëzore të tranzicionit shqiptar, ku personazhi kryesor, një ish mësues i matematikës i vjedhin identitetin për llogari të një shtetasi tjetër. Ngjarja shtjellohet pasi personazhi, pa fajin e tij ndodhet në kurthin e një intrige që tejkalon kufijtë shtetëror.“

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page