MEDITIMI


Gladiola JORBUS


MEDITIMI

‘’Qetëso mendjen dhe shpirti do të flasë’’ - Ma Jaya Sati Bhagavati


Në kulturën perëndimore, ku materializmi dhe konsumizmi sundojnë jetën e shumicës së njerëzve, meditimi shfaqet si një mënyrë për të arritur paqen e brendshme.

Meditimi është ilaçi që shëron stresin, ngarkesat mendore, shqetësimet, tensionin. Ai është një praktikë që ekziston prej mijëra vjetësh dhe mund të kryhet nga kushdo. Mund të jesh në zyrë, në rrugë, në shtëpi, në bar, në bibliotekë dhe gjithsesi të meditosh.

Gjatë meditimit nevojitet të jesh i përqendruar dhe i vëmendshëm në mënyrë që të eliminosh mendimet konfuze. Ky proces mund të rezultojë shumë efektiv për mirëqenien fizike dhe emocionale. Meditimi dhuron ndjesi paqeje dhe qetësie që ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm.

Ndër përfitimet e meditimit rendisim reduktimin e emocioneve negative, rritjen e tolerancës dhe të durimit, përqendrimin tek e tashmj