Me rastin e 22-vjetorit


Clark briefs U.S. airmen from the 510th and 555th Fighter Squadrons at Aviano Air Base, Italy in May 1999.


GJENERALI WESLEY CLARK: SIMBOL EDHE I TRIUMFIT TË PAQËS

(Me rastin e 22-vjetorit të sulmeve të NATO-s kundër Serbisë)

Nga Frank Shkreli

24 Marsi i vitit 1999 është dita që shënon 22-vjetorin e bombardimit të Serbisë nga Aleanca më e fuqishme ushtarake që ka njohur ndonjëherë bota, NATO –të çlirimit të Kosovës nga regjimi terrorist i Sllobodan Millosheviçit. Është kjo një datë historike që do të mbetet përgjithmonë e shënuar me shkronja të arta në historinë e Kombit shqiptar – por edhe një datë që do tu kujtojë përgjithmonë brezave të ardhëshëm të shqiptarëve -- miqtë perëndimorë me në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës -- që i erdhën në ndihmë shqiptarëve, në një kohë të vështirë të historisë dhe të ekzistencës së tyre si komb.