ME GOTËN
Sep 29, 2021
1 min read

Hiqmet Mehmetaj
Telashet e jetës m'i rrudh e m'i shkund, Oh, ç'më përkëdhel, kur të kthej me fund !
Brengat e mia veç ti m'i përmbys, Ti m'i shkul me rrënjë, tutje m'i degdis.
M'i fshin të këqijat dhe në gjumë më vë, Ti ëndrrat e liga ashpër m'i përzë.
Dhe te kamarierja ma çon zemrën vorbull, Loz te pulpi i këmbës, me ëndrrën vij rrotull.
Me syrin e qelqtë ajo qesh me lot: " Mik, nuk je gabuar, jam binjakja gotë...!"
H. Mehmetaj, botuar .








Comments