Qe ketej e tutje, shqiptaret do te kene edhe Marigonen e Ferizajt.
Eshte Marigona 18 vjeçare e vitit 2021, qe te pakten si deri tani thone lajmet, mesohet se u vra nga bashkeshorti i saj. Nuk e quan dot nuse, ate te bukurise se saj. Marigoja e pare, e pavaresise shqiptare qendisi flamurin,qe u ngrit ne Vlore nw 28 Nentor te vitit 1912. Thjesht nuk kemi me Marigona Osmanin, me nje fytyre te bukur dhe vetulla te harkuara, qe ka vendosur edhe pas vdekjes te na shohe ne sy. Por nuk thote dot me vrane, se as vete nuk e beson. E besojme ne te tjeret, qe degjojme perdite dhune dhe vrasje bashkeshortesh,dhune te perditeshme, ne mos dhune, poshterim,ne cdo moshe per grate,ku edhe nje cope djali me siguri ka dashur te jete superior, ndoshta ndaj buzeqeshjeve te saj. Dhe superioriteti eshte nje lloj cmendurije, nga ata lloj cmendurish qe nuk e lehtesojne dot krimin. Marrezia shoqerore vret gruan te paren.Dhe ndonjehere kthehet ne cunam qe nuk dihet nga vjen. Ne dime se xhelozia , madje xhelozia ndaj pavaresise se femres, ka bere qe ish bashkeshorte, edhe pas divorcit t’i marrin jeten ish bashkeshorteve te tyre. Sepse te vendosesh per fatin tend,shpesh here eshte e ndaluar ose krim. E pashe ate fytyre te bukur qe nuk beson qe eshte vrare edhe pas vdekjes. Dhe them ndoshta nuk ka ndodhur kjo humbje e pabesueshme. Por Marigona e Ferizajt ka ikur njehere e pergjithmone.Ndryshe nga Malala e Pakistanit, qe kerkonin ta linin te gjymtuar dhe nuk e vrane dot,nje Marigone te Ferizajt arriten t’ia marrin jeten. Dallendyshes te fatkeqesive, qe na rrine ne prag.Qe na bejne te heshtim .Qe na thone po flet shume.Qe na thone, ne rastin me te mire, une te krijova ty .Ne nuk dime se c’ka ndodhur ne jeten e saj, para dhe pas eres se re, si eshte jeta e cdo gruaje pas martese.Dy muaj te shkurtra jete. Ose per te tjerat nje jete e tere vrastare. Ne dime vetem se e kishte emrin Marigona Osmani ne renditje tradicionale.Te parin ,emrin e saj te vendosur me vullnetin e prinderve.,qe po lindnin nje enderr pwr lumturi,si u realizua dhe u shpreh qofte nw syte e saj., Atje ne Ferizaj, i shtuan emrit te Marigose se pare te njohur, te Korces apo te Vlores,,nje ’n- te vogel , mw pwrkedhelwse,,sikur te perfytyronin edhe harkimin e vetulles se saj. Fatos Arapi do te pyeste.Po pse vritet bukuria gjithenje ? Ndersa une pyes, se perse ndodh keshtu ne fund te kesaj vere te bukur, qe duhet te na prishe gazin.,kaq cmendurisht. E c’me duhen mua kenget patriotike te vellezerve Stefi, qe kerkojne te tregojne shpirtin kombetar korcar, para se te arrije ne Korcen time Bregovici, kur me e bukura qe ka arritur ky komb, eshte ai i idealit te lirise femerore.,te mbartur dhe madje te cliruar nga endrra . I thashe njehere nje mikes sime,bashkeudhetare te letrave, se ne shkrimtaret shqiptare kemi deshtuar me punen tone., perderisa realiteti jep sjelljet me barbare ndaj shpirtit femeror.Se perse mund te shkruajme ne,ne mos per shpirtin tone te lire.,kete pasuri te madhe te botes femerore te mbushur plot keqkuptime te medha. E di qe edhe fjala angazhim, krijon keqkuptime edhe kur deshwron te clirosh veten. Po sa here kemi degjuar ate shprehjen e hidhur te vrasjeve te buzeqeshjes. Dhe e vrane Marigonen. Ma vrane poezine time . Mos qeshni.Mos thoni pune e madhe.Se keshtu mund te thoni edhe per te. Ma vrane Marije Krajen, ma vrane Shote Galicen prape. Ma vrane madje edhe figuren e Marigose, te filmit te Dhimiter Anagnostit a Andon Zako Cajupit ate figure qe e duam per hir te guximit dhe lirise se saj. Dhe ndoshta do te duan te vrasin ndonje dite edhe filmin shqiptar. E di qe kjo nuk do te ndodhe . Se ne boten shqiptare kjo eshte e pamundur. Po Marigona e Ferizajt, nuk do te kthehet me. Dhe ne rast se mes dallgeve verore dhe gjelberimit veror dhe prenotimve gazmore qe meriton cdo zemer , keto fjale nuk mund te jene per sot, do te jene edhe me te hidhura per neser. Me fal Marigone, qe nuk dija te ta mbroja jeten.
Comments