top of page

Mbështetëse e sovranitetit


Shqipëria, mbështetëse e sovranitetit

dhe integritetit territorial të Ukrainës

Halil RAMA

· ZËVENDËËSSHEF I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË FA, GJENERALMAJOR MANUSHAQE SHEHU, NË TAKIMN E ZËVENDËSHEFAVE TË SHTABIT TË EUROPËS JUGLINDORE NË KUADRIN E SEDM-IT, ZHVILLUAR NË ROMË 20-21 QERSHOR 2023

Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura mbështesin plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ky qëndrim i qeverisë shqiptare është rikonfirmuar nga Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Manushaqe Shehu në takimin e Zëvendësshefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Evropës Juglindore anëtare të SEDM-it, ku Italia ishte në rolin e vendit pritës. Në fjalën e saj, Gjeneralmajor Manushaqe Shehu, pasi shprehu konsideratën më të lartë për arritjet e SEDM-it nën drejtimin e Bullgarisë dhe ndaj zëvendësshefit të Mbrojtjes të Italisë, gjenerallejtënant Carmine MASIELLO për mikpritjen, si dhe të gjithë homologët e saj, ndërmjet të tjerash u shpreh: “Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura dënojmë fuqishëm agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe mbështesim plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Në përgjigje të nevojave aktuale të Ukrainës dhe brenda kapaciteteve tona ne po vazhdojmë të mbështesim Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe popullin ukrainas. Ky konflikt është një kërcënim potencial veçanërisht për rajonin tonë, për shkak të aktiviteteve ruse për të pasur ndikim në Ballkan. Në këtë drejtim, ne duhet të bëjmë gjithçka për t'i mbajtur larg këto kërcënime dhe është detyra jonë të pasqyrojmë unitet dhe stabilitet në kombet tona. Besoj se me fokus të qartë dhe vullnet të fortë, forcat tona të armatosura do të vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën në sfidat e ardhshme. Jam e sigurt se rruga jonë për të rritur vazhdimisht stabilitetin dhe sigurinë në rajon, është rruga e unitetit dhe e bashkëpunimit ushtarak”. Numri dy i Forcave tona të Armatosura përgëzoi komandantin e SEEBRIG-ut, gjeneral brigade Evangelos MITROUTSIKOS për arritjet e kësaj njësie gjatë këtij viti me besimin se edhe me marrjen e postit të komandantit të SEEBRIG këtë vit nga Shqipëria, do të ecë në rrugën e mirëkuptimit e të bashkëpunimit me të gjitha vendet kontribuuese në këtë nismë rajonale në dobi të paqes e sigurisë.

Në kuadrin e iniciativës së SEDM-it (South-Eastern Europe Defense Ministerial) kryesuar nga Bullgaria në datën 20-21 qershor 2023 në Romë u zhvillua takimi i Zëvendësshefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Evropës Juglindore anëtare të SEDM-it, ku Italia ishte në rolin e vendit pritës. Ky është një takim i përvitshëm, që ka për qëllim për të promovuar bashkëpunimin konstruktiv ushtarak rajonal në Evropën Juglindore (EJL), me qëllim të rritjes së mëtejshme të bashkëpunimit, stabilitetit, besimit dhe sigurisë në rajon e më gjerë. Vitin e kaluar ky takim u zhvillua në Lubjanë të Sllovenisë.

Në këtë takim morën pjesë zëvendësshefat e Mbrojtjes/ Shtabit të Përgjithshëm nga shtetet anëtare të SEDM-it. Forcat e Armatosura shqiptare u përfaqësuan nga Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Manushaqe Shehu, Nënkolonel Luli Florini komandant i kurseve pranë Kolegjit të Mbrojtjes dhe Kapiten i Rangut të Dytë Bedo Mërruka, oficer shtabi në Drejtorinë e Planifikimit të Mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA.

Takimi u hap nga Drejtoresha e Sekretariatit të SEDM-CC/PMSC znj. Daniela DIMITROVA, Drejtor i Politikave të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes së Bullgarisë. Në rolin e vendit pritës përshëndeti Sekretari i shtetit për Mbrojtjen Z. Perego di Cremnago dhe zëvendësshefi i Shtabit të Mbrojtjes të Italisë, Gjenerallejtnënt Carmine MASIELLO.

Më tej komandanti i SEEBRIG-ut, gjeneral brigade Evangelos MITROUTSIKOS, mbajti një prezantim mbi aktivitetet dhe veprimtarinë e kësaj brigade nga takimi vitit të kaluar mbajtur në Lubjana të Sllovenisë dhe deri tani.

Gjithashtu përshëndetën të gjithë Zëvendësshefat e Shtabeve të vendeve pjesëmarrëse.

Në fund të takimit pjesëmarrësit dolën më një deklaratë të përbashkët, ku ndërmjet të tjerash, pjesëmarrësit shprehën mirënjohjen për fjalën e hapjes tepër frymëzuese të bërë nga Drejtoresha e Sekretariatit të SEDM-it, znj. Daniela DIMITROVA dhe Zëvendës Shefi i Mbrojtjes së Romës, gjenerallejtënant Carmine MASIELLO. Duke qenë se ky ishte takimi i dytë i DCHOD që kur Sofia mori kryesimin nga Tirana në korrik 2021, ata vlerësuam punën e kryetarit të SEDM-CC/PMSC dhe vlerësuam përparimin e bërë nën udhëheqjen e Sofjes.

Gjithashtu pjesëmarrësit dënuan agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, si një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare. Ata u shprehën të shqetësuar që lufta vazhdon të ketë pasoja në Ballkan dhe në të gjithë kontinentin evropian. Ata bënë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe mbështetën përpjekjet e organizatave ndërkombëtare dhe rajonale për t'i dhënë fund luftës dhe për të mbrojtur refugjatët.

Zëvendësshefat e Shtabit vlerësuam përditësimet mbi aktivitetet e SEDM-CC/PMSC që nga takimi i fundit i SEDM DCHODs, organizuar në Lubjanë në qershor 2022. Ata theksuam rëndësinë e vendimeve të marra nga Ministrat e Mbrojtjes të SEDM-it në takimin e tyre të fundit në Sofje në nëntor 2022 dhe nevojën për të mbajtur marrëdhënie të ngushta pune me organizatat përkatëse ndërkombëtare.

Pjesëmarrësit riafirmuan progresin e bërë përmes procesit SEDM-it ndër vite duke punuar së bashku dhe duke qëndruar të bashkuar, duke theksuar se uniteti është forca jonë. Kjo nismë ka forcuar marrëdhëniet e kombeve tona dhe ka mbështetur përpjekjet e tyre drejt një të ardhme të përbashkët euroatlantike, në përputhje me politikat dhe aspiratat e tyre individuale.

Ata rikonfirmuam angazhimin ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të drejtës ndërkombëtare, traktateve dhe marrëveshjeve. Gjithashtu rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për të kontribuar për paqen dhe besimin dhe për të nxitur marrëdhëniet e mira fqinjësore përmes bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha shtetet e Evropës Juglindore.

Theksuan përkushtimin për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe njohën nevojën për të vazhduar përpjekjet e bashkëpunimit rajonal të lidhura ngushtë me sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar. Pjesëmarrësit u fokusuan në SEEBRIG dhe zhvillimin e projekteve rajonale për bashkëpunim dhe mbrojtjen e paqes dhe demokracisë në rajon.

Pjesëmarrësit vunë në dukje raportin e komandantit të SEEBRIG, gjeneral brigade Evangelos MITROUTSIKOS, mbi aktivitetet e shtabit të SEEBRIG që nga mbledhja e fundit e DCHOD-ve. Ata shprehën vlerësimin për përpjekjet e tij për të rritur efektivitetin e SEEBRIG dhe për të kërkuar në mënyrë aktive mundësi për të kontribuar në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe bashkëpunimin në Evropës Juglindore.

Ata shprehën mirënjohjen dhe vlerësimin për Athinën për planifikimin dhe kryerjen e stërvitjes "SEESIM-22", si një mjet i vlefshëm për promovimin e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë në kuadër rajonal, si dhe arritjet e Bukureshtit si mikpritëse e Projektit Femra Lidere në Siguri dhe Mbrojtje në 2022. Për më tepër, ata vlerësuam përpjekjet e RACVIAC si një organizatë e rëndësishme ndërkombëtare në Evropën Juglindore për forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal si një mjet për rritjen e hapjes dhe transparencës midis vendeve tona, duke u angazhuar për të promovuar dhe mbështetur më tej përpjekjet e RACVIAC.

Në fund të takimit, pjesëmarrësit falënderuan zëvendësshefin e Mbrojtjes së Italisë, Gjenerallejtënant Carmine MASIELLO dhe stafin nga Roma për pritjen dhe për përpjekjet e tyre të palodhura për të siguruar suksesin e këtij takimi të rëndësishëm rajonal.

Takimi i radhës sipas kalendarit do të zhvillohet në Ankara, Turqi, në muajin qershor 2024.



30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page