top of page

Mbështetje për librin e ri të Prof. Dr. Mehdi Hysenit

ree

 

 

Libri më i ri i Prof. Dr. Mehdi Hysenit, "KOMBI - KOMBI KOSOVAR MOHIM I KOMBIT SHQIPTAR" (shtator 2025), ka marë konsideratën e jashtëzakonshme të mjaft intelektualëve, patriotëve dhe shqiptarëve dashamirës të së vërtetës histrorike të Shqipërisë dhe shqiptarëve, jo thjesht në nocionin Komb. Me këtë rast një nga figurat më prominente të shqiptarisë të dekadave të fundit, Prof. Dr. Eshref Ymeri ka shkuar më tej duke e falenderuar përzemërsisht. Me këtë rast mjaft intelektualë mendoj ë se ky libër duhet të shpallet duhet të shpallet vepra më e goditur në këtë tematikë për vitin që po lëmë pas.

Kjo shihhet dhe në komunikimet miqësore të intelektualëve me autorin e këtij libri: „Profesor i lartnderuar Eshrefi,

Ju falenderoj per vleresimin dhe konsiderart e juaja per punen time te deritashme ne mergim (1999-2025), te cilen e keni e keni ndjeur ne menyre koherente per lirine dhe bashkimin e Kosoves me Shqiperine Etnike dhe per bashkimin kombetar shqiptar......

U jam mirenjohes per vleresimin e juaj objektiv (1999-2025).

Juaj,

Mehdiu“


ree

Më tej në shtator të datës 5 të këtij viti Prof. Dr. Eshref Ymeri i drejtohet zotit Mehdiu: „I dashur Profesor Mehdiu,

Ju falënderoj nga zemra për fjalët Tuaja Brilante. Ju e keni merituar me kohë të anëtarësoheshit në Akademitë shqiptare në të dyja kryeqytetet dhe Presidenca e të dyja shteteve duhej t'u vlerësonte me Medaljen më të lartë "Nderi i Kombit".

Eshref Ymeri

Kaliforni, 05 shtator 2025“

Gjithashtu ribojmë si më poshtë: „Prof. Dr. Eshref Ymeri: Urime librit të Prof. Dr. Mehdi Hysenit, „Kombi: Kombi kosovar-Mohim i kombit shqiptar“…

Me botimin e librit “Kombi”, Prof.dr. Mehdi Hyseni, si një specialist i mirënjohur në fushën e historiografisë dhe të së drejtës ndërkombëtare, ka argumentuar shkencërisht se ç’është kombi. Kjo vepër shërben si  një shuplakë plotësisht e merituar kundër renegatëve dhe tradhtarëve të formatit të, demek, profesor Nexhmedin Spahiut, një qytetar serb me banim në Republikën e Dardanisë. Kur e quaj qytetar serb, kam parasysh faktin kokëfortë në vijim: 

Më 27 janar 2005, profesori Nexhmedin Spahiu është pajisur me pasaportë serbe, me nr. 004607754. Prandaj, në Beograd, duke qenë njeriu i shtëpisë, kohë pas kohe, merr ftesa për intervista në studiot televizive serbe. Pikërisht ky profesor renegat, tradhtar i regjur, në përputhje me strategjinë e akdemisë shoviniste serbe “ka shpikur kombin Kosovar”, me qëllim që “të argumentojë” se kosovarët “nuk kanë lidhje” me shqiptarët e Shqipërisë. Kësisoj, ky tradhtar i fëlliqur është në sinkron të plotë me shumicën  e deputetëve tradhtarë të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët, sipas gazetës “Panorama” të datës 14 tetor 2017, aprovuan ligjin për “ekzistencën e 9 minoriteteve” në Republikën e Shqipërisë, çka do të thotë se “nuk ekziston” një komb rrënjës shqiptar. Nuk kemi ç’bëjmë. Trualli shqiptar, tradicionalisht, nuk i ka pasur të paktë servilët e pështirë, mercenarët e neveritshëm në shërbim të armiqve tanë. Për servilë dhe mercenarë të tillë, tradhtia është një zeje tepër fitimprurëse.

Për lexuesit e nderuar të këtij Portali me emër të madh, është kënaqësi e veçantë kur lexojnë vlerësimin e shkëlqyer që i bën kësaj vepre një personalitet i shquar i kulturës sonë mbarëkombëtare, si Prof.dr. Fatmir Terziu. Urime të përzemërta Prof. dr. Mehdi Hysenit dhe Prof.dr. Fatmir Terziut.

Me sinqeritet

Eshref Ymeri“

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page