top of page

MBËSHTETJA TE SUPET


Vullnet Mato

MBËSHTETJA TE SUPET

Malet - grumbuj dhera e shkëmbinj në lartësi, kanë mbetur kurdoherë të rreptë e krenar, se, me supet ngjeshur te njëri-tjetri në lashtësi, kanë gjetur mbështetjen për të mos shkarë.


Po të humbnin këtë lidhje të madhe, të pandarë, që i bën të qëndrueshëm përballë tërmetit, malet do të ishin rrokullisur në mijëravjeçarë, mbi rrënimin e tyre do jehonte krenaria e detit.


Duke imituar lidhjen e ndërsjellë të maleve, shqiptari ka mbështetur supe brezash trashëgim, me bashkim armësh, t’u mbijetonte halleve, për të shpëtuar, pa u rrokullisur në asimilim.


Së fundi në disa qytete u shembën qindra shtëpi, por duke bashkuar supet fort, me njëri-tjetrin, dhe të mbështetur te supet, nga Evropa në Azi, shqiptarët gjetën forcë, për të sfiduar tërmetin...


13 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page