RIPËRTËRITJE Sonet Kur nëna në krye të oborrit më priste, Rikthehesha hapur tek zemra e sajë, Me sy e zemër çelur, lule Majë, Gjithçka e bukur në shpirt me fliste.
-Më rrit një nipçe, gjithnjë më thoshte, Për një botë të madhe, në tjetër jetë, Shpirt madhor, nëna ime e shtrejtë, Mes diellit e këngës që trashëgonte.
I çiltër në diellin e jetës Madhe, I çjerrë, zbathur, pa lindur biri, Me fjalën e nënës, në bindjen famëmadhe.
Jasht hijes së kohës, me puthjen e sajë, Ngjiza trashëgimtarët në mademe floriri, Riktheva fisin si nëna në uzdajë. Nëndor1976
MBI FLATRA E madhe është Të mbajsh mbi flatrat e katër vargjëve Shpirtin e një nëne.
I shmangem një kohe Rendur pas hamendjëve, Në gjirin e mëkuar të nënës mbetem Si gjysëm hëne.
Shqyej kohën, me kokodashe rritur; Veçoj nga vitet puthjet melhem, Zgjedh nga harresa fjalën e rrezitur Duke mbajtur mbi supe një jetë. 2019
NË LUGINËN E ALPËVE Kurorë në kryelartësi mali, Vizion natyrorë, suprizë. Një e ëmbël rrahje zemre nga çlirimi Mes aerosolit lulediell.
Derdhen bukuritë nga bjeshkët Me kryesundim Majë e Hekurave, Dremitin në Thethin e rilindur, Në agsholin e ri të veprave.
Në to përthith pafundësinë Argjenduar nga ahishtja e vjeshtës Ku Cemi rrymon valëzuar, Si akord i një lahute të vjetër.
Pishnaja gjelbëroshe mbi ahishtë Shtron asfaltin e një tjetër rrugëtimi Mes një piste të vjetër mushkare, Nën rreze të reja ndriçimi.
Nga Bratila nën palët e flamurit Shikimi im si mbi një ankand, Si gurë pandimi mbi shpatulla malsori, Frymon nën qiell,në diell opak. Selcë Theth 1971-2020
Comments