BAJAME HOXHA-ÇELIKU
MBI BUZET E TUA
Njoh buzëqeshjen e ngrirë mbi buzët e tua,
Si bryma që rrëshqet mbi lule dhe i than.
Po si nuk e ndjeja akullin në shpirt?
Si nuk e ndjeja dëborën që na ndan?
FRIKA
Ti më doje si fëmijë
Po unë s'i besoja askujt
Frika na brente në sy-
Mbajta frikën,
Të humba ty.
NË MËNGJES
Në mëngjes dua të kthehem,
Në mëngjes
Me përpëlitjen e zemrës si zog i therur
Dhe fustanin e ngjitur pas trupit, gjithë vesë.
Poezi me shume ndjenje dhe dhimbje, si proteste ndaj kohes dhe jetes ne pengim.