top of page

Mbasdite letrare


Më datën 07.07.2023, Shoqata Atdhetare-Kulturore “Gramshi”, Dega Durrës organizoi një mbasdite letrare me objekt promovimin e tre librave të mi: ”Gramshi në jetën time”, “Riza Kishta emër që nuk harrohet” dhe “Kontribute letrare 3”.

Referuan, emra prestigjiozë të letrave, respektivisht: Idris Dermyshi, Shpendi Topollaj, Fatmir Minguli dhe Luan Mema. Veprimtaria u zhvillua në Sallën e Teatrit ”A.Moisiu”, Durrës, e cila, si rrallë herë qe e mbushur plotë e përplotë. Veprimtaria mori pamjen e një spektakli, që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe u moderua me profesionalizëm nga Andi Bora.

Çdo kumtesë u pasua me një recitim nga poezitë e mia, shoqëruar me meloditë e ëmbla të një grupi violinistesh të vogla. Në fund për të pranishmit u dha një koncert nga Grupi Folklorik i Gramshit, ardhur posaçërisht për këtë veprimtari. Veprimtarinë e nderuan dy kryetarë bashkie: Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Znj. Emirjana Sako dhe Krytari i Bashkisë së Gramshit, Z. Besjan Ajazi. Mesazhet e tyre qenë respekt, nderim dhe vlerësim për Komunitetin gramshiot në Durrës.

Për mua janë organizuar shpesh herë promovime e përvjetorë, në Durrës e Gramsh, por këtë radhë pati diçka të veçantë. E veçanta ishte ndjenja e bukur e dashurisë së sinqertë për njëri-tjetrin, ndjenjë që kalon mbi çdo vlerë artistike e shkencore. Pati një atmosferë, që më mbushi me krenari magjike për njerëzit e Vendlindjes.

Takimet, përqafimet e urimet, kishin diçka që, më besoni s’gjej fjalë të shpjegohem.

Për të gjitha këto kënaqësi, që mu dhuruan ndjehem borxhli dhe shpreh mirënjohjen time pa kufi për Komunitetin gramshiot në Durrës, për Kryesinë e Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Gramshi”, Dega Durrës, për Kryetarin e Bashkisë së Gramshit, Z. Besjan Ajazi, që erdhi enkas për këtë veprimtari, për Grupin Folklorik të Gramshit, për punonjësit e Pallatit të Kulturës "A. Moisiu", Drejtorin e Qendrës Kulturore, Z. Elion dhe shumë zonja e zotërinjë, që erdhën nga rrethe të tjera.

Mirënjohje të veçantë për Znj. Emirjana Sako, Kryetare e Bashkisë së Durrësit, që në këtë rast ishte Kryemike e Komunitetit gramshiot në Durrës.

Falenderimi im shkon tek organizatorët, me në krye Kryetarin e Shoqatës, Dega Durrës, Z. Xhevdet Hoxholli, sponsorët dhe gjithë pjesmarrësit në këtë veprimtari.



12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page