top of page

“MBAS 100 VJETVE…”




Nga Fritz RADOVANI:

Ka pas thanë “njeni” para plot 100 vjetëve në vitin 1920:

“Shqyptarët, të cilët perpara u vritshin kokrra-kokrra, sot vriten çeta – çeta e jo, si motit, per pikë nderit a erzit, por per katër kamë të “kolltukut” të njanjit a të tjetrit Minister a Deputat të kombit. Bakajt, hamajt, matrapaza, teneqexhi, kallajxhi, analfabeta gjithfarësh.., mund të vên sŷ me u njitë nder zyre edhé ma të naltat e Shtetit.

Ushtrija e jonë – mprojtja e jetës kombtare – mund të lshohet nder duer oficieresh, qi, para ktyne dhetë vjetve kan vra e pre, e vjerrë, e djegë, e pjekë Shqyptarët, për arsye qi këta lypshin lirin’ e jetën kombtare.

Nder zyre të financavet t’ona mund t’u epet punë edhe atyne mehmurve, qi kohen e kalueme kan mujtë të jenë teja, a ma mirë me thanë, rrenimi i Financavet të nji Shteti të huej: 

Të merret para sysh, se edhe sot Shqyptari, me gjithë liri e pamvarsi të veten, han bukë thatë e bishta purrijsh, si perpara.  Qeverija s’ka kenë e zoja as të çilë kund nji pash rrugë të re, as të meremetoj kund nji pash aso rrugash, qi na i lanë ushtrit’ e hueja.”

E pra, këto mendime i ka shpreh At Gjergj Fishta, 100 vjetë përpara… E ku e dinte Ai se, ashtu do të vazhdohet 100 vjetë?

Melbourne, 14 Tetor 2020.

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page