top of page

Mbarojeni bllokimin!


Mbarojeni bllokimin!


Lërini njerëzit që të punojnë, prodhojnë dhe ndihmojnë për të mbrojtur më të prekurit nga Covid-19



Fatmir Terziu


Ka shumë gjëra të këqija në lidhje me krizën Covid-19. Një prej tyre është “pensionimi” pothuajse i plotë i jetës publike. Personat që punojnë janë ndaluar të punojnë. Mbledhjet publike janë të ndaluara. Mesazhet e qeverisë sqarojnë se detyra jonë më e lartë është ‘Të qëndrojmë në shtëpi’. Media na filmon dhe na “shan” vetëm kur kemi shkuar në park.

Edhe daljet pozitive të solidaritetit publik, ose entuziazmit janë prishur. Shumë vullnetarë të gatshëm të NHS mbeten të papërdorur në misionin e tyre të thirrur e të gatshëm human, shpesh sepse, nuk janë vërtetuar nga zyrtariteti i letrave dhe burokratizmi zyrtar i shpërfjetur.

Britanikët që sakrifikojnë të mbledhin fruta nuk kanë dëgjuar asgjë nga kërkesa e tyre. Ne jemi detyruar të qëndrojmë jashtë dhe larg nga sfera e publikut, të atomizuar, të zvogëluar e guralecuar në spektatorë duke parë ekspertë “gjithëlogë”, që vendosin se kur do të na lejohet përsëri të jemi në lirinë tonë.

Burimi më i madh i këtij vendi, njerëzit e tij, është çaktivizuar, nuk rrjedh më në underground, nuk lëviz më në rrugët kryesore, tret diku ku nuk gjenden nga buron…, diku në shtëpitë karvane njëra pas tjetrës, diku në apartamente ku vapa shkon përtej temperaturave të natyrës e .. diku… gjithkund ku jetohet në formën e sotme të Njeriut në karantinë. Kjo duhet të ndryshojë. Lërini njerëzit që të punojnë, prodhojnë dhe ndihmojnë për të mbrojtur më të prekurit nga Covid-19. Njerëzit nuk janë thjesht përhapës të viruseve, ata janë masa kryesore kundër ndikimit të virusit në jetën dhe shoqërinë.

35 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page