MAXHUN OSMANAJ: UDHËTIM DHE KËRKIM DREJT FORCAVE TË FSHEHTA
- 2 hours ago
- 3 min read

Një përplasje pyetjesh e goditën për një çast.Pyetjet përfundonin në stacionin e dyshimeve. Ai kishte kaluar një udhëtim të gjatë, duke u përplasur në shkëmbinjtë e jetës, herë duke dalë fitimtar, herë duke dalë qëndresëtar, por jo edhe nënshtrues. Vazhdimisht e mbisundonte mendimi se udhëtimin e kuptonte si trofe e fituar, por edhe stërvitje maratonë.Askush s’ia kishte falë si diçka të gatshme, n’dorë, por e kishte fituar me shumë “armë”: me fuqinë e dëshirës, me motorin e vullnetit, me dhuntinë e talentit, me besim dhe këmbëngulje duke i kuptuar edhe humnerat e jetës.Por nuk krekosej për asgjë që kishte arritur. Kurrë nuk harronte ta falënderonte Zotin mbështetës në heshtje si dritë e dhuruar në mendje. Ai sikur e shtyente dhe i thoshte: unë ta jap idenë, mundësinë, ndërsa ti hy, zbulo forcat tua të fshehta që të rrethojnë.Nuk do t’i shohësh në kuptim të parë.Nuk i gjen të gatshme në asnjë kohë.Hy ngadalë me vetëbesim dhe me durim në universin e mendjes dhe në universin e jetës. Nëse së paku gjen ndonjë diamant, vazhdo ende kërkimin, mos u ndal.Aty ki të fshehura shumë thesare dhe fuqi të fshehura, të fuqishme, të çmuara që nuk ju tradhtojnë.
Kur i dëgjoi këto këshilla të Zërit të huaj, pushoi pak.I peshoi çdo fjalë për fjalë.Brofi, sikur zbuloi diçka apo preku universin e qiellit. Nga ai Zë mori një dritë besimi se çfarë duhet të bënte.Togfjalëshi Forcat e fshehta, sikur e stacionuan në vend.Vallë, paskam unë forca të fshehta?!- mendoi heshtazi.Filloi të monologojë me veten. Një zë tjetër, i butë, bindës, i trokiti në mendje.Iu duk se i solli mrekullira.-Ke, si nuk ke!- Hy, gjej ato forca!- Më shumë s’të tregoj dhe mbylli fjalinë, zëri i huaj. Pasi gjithçka pushoi, prapë u ndez zjarri i dialogut.Ai më pyeste, unë përgjigjesha: Po përvoja jetësore; është fuqi apo apo fshehtësi?- Fuqi! –Po dashuria?-fuqi.-Po vullneti dhe besimi, çfarë janë? Fuqi!-ia ktheu.-Po këmbëngulja?-fuqi. Atëherë cilat qenkan fshehtësitë, të lutem?!-ia kthei ai. ).Oh, fshehtësitë..., fshehtësitë, përsëriti zëri i huaj!-Kërko, hulumto.-Në trup i ke!-Unë t’i njoh, por nuk dua të t’i dhuroj të gatshme-iu drejtua preras dhe aty mbylli dialogun, për të kuptuar se aq të dhurova.Zëri u zhduk sa çel e mbyll sytë.Tani mbeti i vetmuar dhe nisi të zhvillojë monolog me veten.Unë kam talentin e fshehtë, sikur u trimërua, ashtu i erdhi diçka.E di që letërsia është jetë dhe jeta letërsi. Thesarët dhe diamantët qëndrojnë në thellësi, jo në sipërfaqe. E di që jeta është luftë, pse mos të bëhem së paku ushtar i mirë, nëse s’mund të bëhem gjeneral.Nuk guxoj të rri vëzhgues betejash. E di që pos fytyrës së lumturisë, jeta shpesh shfaq edhe fytyrën e tragjikës, pikëllimit, zymtësisë... Unë i kuptova dhe do t’i kuptoj të gjitha këto fytyra.E di që jam një udhëtar i përkohëshëm, një ditë do të perëndoj, por pse mos t’ia vjedh diellit një rreze dhe ta lë si gjurmë-dritë për breza. E kam pranuar shpirtin si univers ndjenjash ku kanë lodruar fuqi edhe të pakontrolluara. Me vite kam farkuar veten në atë furrë ndjenjash.Kam pasur besimin; pse të mos armatosem me forcat që më shpëtojnë?!Ato i ke kah të sillesh, por nganjëherë nuk i sheh! Në atë çast, sikur kujtesa e mori për dore dhe e ktheu në fëmijëri.Ju kujtua një thënie e mësuesit kujdestar:”Lum, aq bukur ke thurë esenë me tri shtyllat e rrëfimit: hyrje zhvillim dhe mbyllje.Të mbetem borxh pa ta thënë para nxënësve.Befasisht ke forca të fshehura krijuese, saqë ke shenja për t’u bërë krijues i ardhshëm”. Forca të fshehura bëlbëzoi Lumi.I erdhën si enigmë apo krenari.Një forcë e fshehur e vodhi me sy, por nuk i tha asgjë... Për një çast iu kujtua një thënie e Aristotelit: ”Nuk ka mendje të madhe pa një çik çmenduri”.Po unë jam mendje e vogël, përballë mendjeve të mëdh, bëlbëzoi.Ai vazhdonte t’i kërkonte me ngulm forcat e fshehura, sikur i kishin humbur shekujve më parë, por dritën e kërkimit e farkonte vazhdimisht në furrën e mendimit
Fillimkorrik 2026








Comments