top of page

MAXHUN  OSMANAJ: TANI  KAM  KOHË PËR  TA  PESHUAR  JETËN 

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ende kthej sytë kah  udhëtimi im

S’pata kohë  t’i numëroj do hapa

Betejat më lodhnin me humbje dhe me fitore

Për gjurmët e mbetura

S’kishte vend tradhtia  apo harresa

Atëherë nëpër stinë  të  rritës

S’pata kohë ta peshoja jetën

Rrebelimi zbarkonte pa pyetur

Herë në stacionin e shpirtit

Herë në lavrën e rrënjës

Urtësisht sikur mora leje nga koha

Më mirë ta kuptoja jetën

Për ta zbërthyer frymëmarrjen e saj

Sytë i lashë fajtorë

Peshorja e jetës kërcente

Sa herë ia hidhesha nga një fitore

Sa herë s’më pyeste  për një humbje

N’udhëtim e sipër dikush  më foli :

Udhëto edhe do hapa për një stacion

Se jetën dikush tjetër e peshon...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page