top of page

Maskat.


Mevlan Shanaj

Prej 13 muajësh me Maska ( sikur të ishin si te Eays wide Shot, i Kubrickut, hajde de). Këto për mbrojtje nga Covidi dualën të thjeshta në marsin 2020. Gjatë këtyre 13 muajëve , sigurisht u fut edhe moda e maskave, në ngjyra, formë , materie ! U bë diferencimi klasor edhe në maska!Me siguri patronazhistët duhet të kenë bërë orë shtesë në përcaktimin sipas Maskave. Unë problemin nuk e kam me modën e maskave as maskambajtësëve, se aktorët që në festat dioniziake kanë mbajtur maska, problemin e kam me këtë dreq vesi . Jam mësuar pa maskë në jetë dhe tani ende pas 13 muajësh çdo herë që provoj të arratisem nga shtëpia, pasi jam jashtë derës kthehem, kam harruar maskën! Kjo më ndodh çdo herë, po çdo herë, nuk ndodh që të armatosem me maskën! Kthehem! Sot e shava veten që prej kaq kohësh nuk krijova reflexin. Po Pavlovit ku i dihet sa vite do ketë ushtruar në provat për të përcaktuar sipas kafshëve dhe njeriut, reflekset e kondicionuara apo të pakondicionuara! Unë mbeta duke kërkuar klasifikimin. Deri sa të përcaktoj se çfarë reflexi do më duhet për maskën , me siguri ose do ketë ikur Covidi, ose do jenë gjetur zgjidhje të tjera. Psh. Gjyslykë vrasës ose parfum mbytës për Covidin....Po unë do jem mësuar deri atëhere të mos harroj se " Maska" të shpëtoka jetën!

28 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page