
Diejt* e mi.
Nga Marsela Gjoni Dhuli
Mirmëngjes çdo ditë them: o jeta ime,
E mbushur plot me punë dhe shpresë,derdhe dashurinë lumë,
Ecin kështu ditët dhe netët e qeta mbushur me gëzime,
Deri vonë në botën e ëndrrave kur bie për gjumë.
Zotit çdo ditë i lutem,
Dhe ditën Venera**ma bën më të bukur
Për çdo gjë që jeta na dhuron Ai më rilind,
E falenderoj dhe mbetem para saj kokë ulur,
Për të bukurën ndjenjë që më bëri prind.
Ndjenja më e bukur kur u bëra nënë,
Mu mbush kraharori,nga Hestia^,sytë shpërthyen në dritë,
Kur mora në duar një diell një hënë,
Bekuar nga Hymeni1 më buzëqeshi vjeshta me një krijesë të brishtë.
Linde në shtator porsi rreze dielli,
Adi shpirti i mamit si një lule e bukur mbive,
Gëzimi i parë dhuratë nga i kaltri qielli,
Jetë të lumtur e të begatë o drita e syve.
Nëntëdhjetë e shtata për ne një bekim,
Pas katër vitesh një tjetër gëzim,
Zoti na vaditi zemrat si një burim,
Lindi Marineli si ylli në agim.
Të gjithëfuqishmit me dorë në zemër i përulem,
Jo vetëm unë ,por të gjithë nënat në botë,
Për të dy fëmijët e
mi gjithmonë do lutem,
O i gjithëdijshmi ynë si margaritarë mbaji në gji fortë.
Faleminderit i gjithëpranishmi ynë,pa limit,
Që shpirtin ma mbushe plot me mirësi,
Të jetoj çdo ditë si të ishte e Lumturimit,
Përplot me dashuri dhe dlirësi.
Të jemi të mirë të drejtë,me vyrtite pa vese,
Asnjëherë nuk dua ti kem ditët të zbehta,gri
Plagë e dhimbje ti lë pas në një rreth kujtese,
Jeta vijëmësisht më ndriçoftë si një yll i ri
Pas çdo rrëzimi të ringrihi plot jetë,
Ajo t’ju falë të freskëta bulzat e saj estetike,
Të jeni gjithmonë të dashur,të ëmbël,të qetë,
Respekt,ngrohtësi dhe buzëqeshje empatike.
Jeta udhetim stacionet s’i dimë
Jeta tu falë vetëm dhe vetëm lumturi,
Në disa stacione nuk ka më rikthim
Karititë, ju zbukurofshin plot hijeshi.
*Diejt shumësi i emrit të planetit diell.
**Venera në mitologjinë romake perëndesha e bukurisë dhe dashurisë.
^Hestia në mitologjinë greke hyjneshë e zemrës,dhe harmonisë familjare.
1 Hymeni Perëndia e martesës në mitologjinë greke.
“Karititë Perëndeshë e bukurisë,joshjes dhe hijeshisë .
Comments