top of page

Maqedonia


ree


Në fakt, ka 3 Maqedoni. Është Maqedonia, Maqedonia e Veriut dhe Maqedonia Pirin. Këto janë pjesët kryesore të rajonit gjeografik të Maqedonisë, përcaktuar si e tillë në mesin e shekullit të 19-të.

Megjithatë, mbretëria e lashtë e Maqedonisë banohej nga maqedonasit, një popull paonian

Maqedoni është emri për rajonin verior të Greqisë.

Maqedonia e Veriut është një vend modern sllav. Ajo u shfaq pas shpërbërjes së Jugosllavisë në 1991 dhe nuk ka lidhje me Maqedoninë e lashtë.

Maqedonia Pirin, krahinë e Bullgarisë, është pjesa e tretë më e madhe e rajonit të Maqedonisë.

Ekzistojnë gjithashtu pjesë më të vogla gjeografike të Maqedonisë, në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi.

Pra, kuptohet pse Greqia këmbënguli që vendi i dalë nga Jugosllavia të cilësohej Maqedoni e Veriut, dhe jo Maqedoni.

Maqedona e lashtë banohej nga paonët, popull i lashtë indo-evropian, në jug të Dardanisë, në perëndim të Thrakisë dhe në lindje të Ilirisë.

Fise paone lindore binin në sferën e ndikimit trak.

Disa studiues thonë se Paionët kanë qenë ose me origjinë trake ose me origjinë të përzier trako-ilire. Mbizotëron mendimi se ata ishin me origjinë ilire, në kuptimin se i përkisnin të njëjtit grupim gjuhësor si njerëzit e Ballkanit veriperëndimor.

Sipas legjendës, Paonët ishin kolonistë nga Troja. Homeri flet për Paionët nga Axios (Vardar) që luftonin në anën e Trojanëve, por nuk thotë nëse ishin të afërm me trojanët. Homeri e quan udhëheqësin paionian, Pyraechmes; dhe përmend Asteropeus, birin e Pelagonit.

Paonishtja konsiderohet një gjuhë paleo-ballkanike. Gjuhëtarët modernë janë të pasigurt për klasifikimin e paonishtes, për shkak se asgjë nuk ka mbetur nga gjuha paone ose ajo është tretur duke u përzierë me shqipen e greqishten e lashtē.

Maqedonishtja e atëherëshme cilësohej një gjuhë helenike, por me ndikim të madh trak dhe ilir si rezultat i afërsisë së tyre. Për më tepër, mbretërit Paionianë lëshuan monedha nga koha e Filipit II të Maqedonisë e tutje, duke përdorur alfabetin grek.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page