top of page

Manushaqe Hoxha Laçi: Në errësirë u thye pabesisht një betim

  • Apr 11, 2025
  • 1 min read


 

Në errësirë u thye pabesisht një betim

Nga thika e tradhëtisë zemrat u ndanë

Dashuria u zhduk si ëndërr pa kthim

Tek largoheshim të dy pa gjurmë, pa fjalë!

 

Mëngjeset vijnë trishtueshëm, të ftohtë

Ç'ishte ai përbindësh që me shpatë sulmoi?!

Zhduku ndjenjën që na mbante ngrohtë

Dhe dashurinë tonë me vdekje dënoi!

 

Më ke humbur, të them me bindje

Ndërsa ti hesht pa dhënë shpjegim

Në rrugën e shkurtër, mbushur me dhimbje

Martesa iku me tradhëtinë, pa kthim!tinë, pa kthim!

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page