top of page

MALLKUAR QOFSH, GJAHTAR


Poezi nga Hiqmet Mehmetaj


Mallkuar qofsh, o gjahtar tinëzar Që në atë muzgmbrëmje të pergjumur Godite kaprollen në brinjë, o zuzar, Dhe e gjysmove rëndë pyllin e bukur !

Tok me të qau dhe pylli i shkretë, Vajtoi gjatë pēr drenushën e pastêr, Nga ti, o shpirtlig që more një jetë Me dorën tënde vrastare ,të ashpër .

Dhe që nga çasti i veprës mëkatare, Atje nuk shkoj më, nuk marr guxim, Ç't'i shpreh pýllit për dorën vrastare, Ç' flalë të zgjedh, ç't'i jap ngushëllim ?!

Mallkuar, pra, mallkuar qoftë akti yt ! Në jetë kurrë mos paç nder e qetësi ! Turpi të mbuloftë ,o katil ,i pashpirt ! Që pyllin e krasite pa art, pa lavdi .

H. Mehmetaj ,botuar mars 1997

126 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page