top of page

Malli i vendlindjes


Malli i vendlindjes

In memoriam GAZMOR SELAM HYSI

Libri"VËRZHEZHA në këndvështrimin tim"

(ese)


Nga Përparim HYSI


Libri"VËRZHEZHA në këndvështrimin tim" është si një"fjalë e fundit" e të ndjerit,se iku fare parakohe nga mortaja covid, Këto fjalë që do lexoni në këtë"ese",do t'ia kisha thënë,kur ndërroi jetë më 15 shkurt 2021. Iku,kur i buçiste shëndeti dhe unë nuk"guxova" t'i hidhja një grusht dhe,se,për të shuar kuriozitetin e lexuesit, autori këtij libri që,po ta shtrydhësh si libër,kullon nga malli për vendlindjen e tij,VËRZHEHZËN e SKRAPARIT,është kushëriri im. Këtë ese e shkruaj,jo vetëm pse"gjaku nuk bëhet ujë",po dhe për dy-tri fakte shumë domethënëse.

GAZMOR HYSI është larguar nga VËRZHEZHA,kur ka qenë 14-vjeç (sa kish mbaruar 8-vjeçaren) dhe,mandej, ka vazhduar SHKOLLËN E BASHKUAR ,të mesme dhe të lartën ga viti 1968 deri në vitin 1976.Nga viti 1976 deri në vitin 1987 me shëbim në Brigadën e Tankeve në Shkodër.Nga viti 1987 deri në vitin 1989 kreu studimet në Akademinë Ushtarake në Tiranë. Nga viti 1976 e deri në vitin 2003 ka qenë me detyrë në SHKODËR.Nga 2003 e deri në vitin 2018 me shërbim në Tiranë. Pra,nëse bën diagramën e biografisë së GRAMOZ SELAM HYSIT nga VËRZHEZHA e SKRAPARIT,më tepër kemi të bëjmë me një shkodran se sa me një skraparli. Ky është një tregues që dëshmon atë, që në vija të përgjithshme, në vija të trasha,e thotë për veten e tij,POETI DRITËRO AGOLLI"... brodha në Evropë,shkova në AZI dhe nga këmbët deri tek koka,mbeta DEVOLLI. Kështu ka ndodhur dhe me GRAMOZ HYSIN. Kudo që ka shërbyer dhe kudo që ka jetuar,ai VËRZHEZHËN e ka marrë me vete. GRAMOZ HYSI ka qenë ushtarak dhe i specializuar si tankist dhe,megjithatë, ka marrë penën e shkrimtarit dhe me penë,shfryn tërë mallin për vendlindjen. Kur lexoj.nëpër rreshta. nuk kam se si mos vë në dukje një fakt shumë domethënës: SHKOLLA E BASHKUAR.sado që përgatiste oficerë gjithëarmësh,ka patur mësues të mirë letërsie që kanë ndezur në zemrat e studentëve ushtarakë,pasionin e leximit dhe,veç kësaj, edhe të krijuesëve në gjithë gjinitë e letërsisë. Lista e krijuesëve ushtarakë,dal nga bankat e kësaj shkolle, është jo vetëm e gjatë,por dhe i pamundur listimi i tyre nga unë. Nga kjo anë,SHKOLLA E BASHKUAR,nuk ka qenë vetëm ushtarake,por gjithëformuese. Pse ka qenë e tillë dhe nga kjo shkollë kanë dalë,POETË E SHKRIMTARË që i bëjnë nder letërsisë SHQIPTARE,si: Lirim DEDA,Ibrahim Gani,Roland Musta,Shpend Topallaj,Petraq Kote, Bashkim Kozeli,XHaferr Matuka.ILIRIANA SULKUQI ,Myslim PASHA dhe lista vazhdon. Që ushtarakët e asaj shkolle kishin një formim të përgjithshëm,e tregon dhe MARTIRI DISIDENT;OFICERI POET TRIFON XHAGJIKA që para Pushkatimit,lëshoi britmën:-Atdhe,të shoh lakuriq! Ka patur të drejtë POETI ANGLEZ.PERSI BISSI SHELLI që thoshte:- Poetët u bien burive të betejave! Dhe nga kjo shkolllë,sa ushtarake aq me formim të përgjithshëm doli dhe ushtaraku GRAMOZ SELAM HYSI.

GRAMOZ HYSI nuk është shkrimtar,por malli i vendlindjes e grryen përbrenda dhe ky mall çdo ditë zë e rritet dhe bëhet aq i rëndë,sa nuk e mban dot dhe zë e shkarkon,pak e nga pak, duke na i bërë VËRZHEZHËN si tonën. Kur them kështu:tonën për këdo nga VËRZHEZHA,por merita e tij është "se VËRZHEZHA me lagjet e saj, me banorët e saj, me pozicionin gjeografik dhe historikun e saj në shekuj,bëhet aq e pranishme,sa çdo lexues,pasi lexon librin"VËRZHEZHA në këndvështrimi tim" të GRAMOZ HYSIT, e ka shumë të lehtë që të thotë "jam nga VËRZHEZHA". NË ngulmofsh dhe e pyet për fakte, zë dhe t'I mumëron me lagje;me fise dhe, në e shpon më tutje me pyetje, të fletë për atë RRAPIN Shekullor ku mmblidheshin prej kohësh banorët e Vërzzhezhës"; të flet për banorët autoktonë dhe shtegtimet e tyre; të fletë për blegtorët me zë në VËRZHEZHË;për luftëtarët në gjithë kohërat dhe deri në ÇLIRIMIN e SHQIPËRISË. Për dinamikën e jetës në 50-vjetët e pas luftës.Ai,"shkodrani nga VËRZHEZHA" di çdo përrua;di çdo rrugicë dhe,mbi të gjitha,ai njeh flron dhe faunën e VËRZHEZHËS. Në shtronn pyetjen,si është e mundur, e ka thën me kohë Volteri që ka thënë"Atdheu është vendi ku robërohet shpirti".Dhe,ngaqë ATDHEU fillon nga vendlindja, VËRZHEZHA e ka zënë rob GRAMOZ HYSIN. Për t'u "çliruar nga kjo lloj robërie",ai rroku penën e shkrimtarit dhe fillon e tregon.

Dhe nuk flet qesim.Përkundrazi,për parahistorinë që nuk e ka njohur, u është referuar dokumenteve të ARSHIVËS dhe si studiues i ndërgjegjshëm bën shënimet sqaruese për lexuesin. Kur e shoh në një vështrim përmbledhës librin,them se me GRAMOZ HYSIN ka ndodhur ajo që me kohë e ka thënë ZONJA ELIZABET ROOSWELT( gruaja e Presidentit ROOSWELT):" Nëse ti nuk vazhdon të japësh kontribut pas daljes në pension, ke vdekur para kohe!." GRAMOZ HYSI ka bërë një jetë dinamike dhe,pas daljes në pension. Ka shkruar librin"GJenealogjia e FAMILJES HYSI" që është aq e gjerë dhe e thellë,sa është një libër-tavoline. Është vend,për të theksuar se historikisht me dokumente historike mbiemri"HYSI" rreshtohet në vendin e gjashtë në demografinë e popullit SHQIPTAR. Ai vazhdimisht shkruante,por pa pritur e kujtuar, ndërroi jetë nga covidi kur ishte aq vital.Kur shoh veprmitarinë krijuese të GRAMOZ HYSIT,them:-Sa të drejtë ka patur Luis BORGES që ka thënë:" Kur vdes një njeri, varroset një bibliotekë". Me rastin e ndarjes nga jeta të GRAMOZ HYSIT nuk u"varros vetëm një bibliotekë,por u shua një krijues që premtonte!". Qoftë i paharruar!


Tiranë,23 janar 202

32 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page