
Magjia e gjumit
Më lërë kështu në gjumë
Si fletët e palosura e të bashkume
Si zogjtë e vegjël ndër flatra
Si lulet e pa hapura.
Më lërë në këtë kllapi
Si ishujt nën shi
Si malet në brendësinë e reve
Si kodrat mbuluar nga degët e pemëve.
Më lërë në këtë gjumë të ndjehem i lirë
Si udhëtimi i yjeve në hapësirë
Si udhëtimi erës në kënetë
Si rrjedhat e baticave në dete.
Më lërë në gjumë si mjegulla pezull ne ajër
Më lërë në gjumë të mos m'zënë në ndonjë faj
Më lërë në gjumë të shërohem
Më lërë në gjumë që memorja të pastrohet
Më lërë në gjumë ti largohem shamatës
Më lërë në gjumë në ujërat e qeta të natës.
Më lërë në këtë gjumë mbuluar si errësira hënën
Mëlërë zhytur në gjumë në thellësinë maksimale
Më lërë në këtë gjumë ku s'mund të shoh asnjë ëndërr
Më lërë në këtë gjumë të mos shoh këtë jetë kaq banale!
Nga libri: "Pa asnjë kusht"