MAESTRUA

POEZI NGA MYSLIM MASKA
MAESTRUA (Papagalli)
Kur Maestrua, këngëtari,
Për pakujdesinë time
Doli nga KAFAZI
Dhe iku…
Sa gjynah! – dhe u përlot im bir.
Përse?
-Ai tërë jetën ishte skllav
Dhe s’mund të rroj dot i lirë,
Do vdesi…
Athinë, 19 – 4 - 2022
HARROVA
E mora diskun e qiellit
Me gotat e brishta e të florinjta
Të yjeve
Dhe i mbusha
Me verë hëne
T’i pinim bashkë
Në ditëlindjen tënde.
Kur ngrita gotën të të uroja
U përlota dhe qava
Harrova!
Ti kishe vite që kishe vdekur…
AJO…
Ishte prej grimca dielli në perëndim
Dhe prej grimcash hëne
Një lojë dritash dhe ngjyrash
Ishte.
Befas,
Një eklips dielli
Një eklips hëne
I ngeli vetëm emri…
E VËRTETA
E vërteta? – ku është e vërteta?
Sa e gjejmë,
Na shkel syrin
Dhe fshihet s’di se ku!...
Ndoshta,
Është ajo vajza bukuroshe,
Menjëherë sa e puthim
Ëndërrojmë të puthim një tjetër…








I nderuar z. Athanasi dhe z. Gjergji! Te nderuar krijues te talentuar. Faleminderit
per emocionet qe me percollet me vleresimet tuaja. Ju uroj shendet, gezime dhe
suksese ne krijimet tuaja te mrekullueshme.
Gezuar dhe per shume vjet PASHKET, KALI ANASTASI.
Me respekt, Myslim Maska, Athine.
Ja dhe katër bukuri të tjera që i shtohen pejsazhit poetik myslimian.
Shumë përgëzime e urime poetit të talentuar z.Maska.
Përqafime, K.Gjergji.
Xingografia:
Katër poezi të reja lëshohen nga duart e myslymanit Myslym si katër rrozare vezulluese nga duart e besimtares së krishterë në këtë prag Ringjalljeje të JEZU KRISHTIT. Jo për të treguar gjithaq harmoninë e Feve, se sa për të na shkundur nga monotonia e jetës.
F A L E M I N D E R I T, miku ynë poet!
Xingografia!
Faleminderit z.Abilekaj, per refleksionin e mencur, dashamires, filozofik. Perqafime, Myslimi.
Na trëndalis, na shkund përgjumjen, na çon përtej dhe na kthen përsëri, o Myslim Maska. Fjala e bukur na e bën të lehtë kthimin.