top of page

MACJA DHE QENI


PESE POEZI NGA MYSLIM MASKA

* * *

Kush m’i qendisi yjet

Gonxhe trëndafili…

Të çmendurit, ndoshta

Vetëm ata puthen dhe

Qajnë me zogjtë.

Zogjtë, që nga dhimbja, dhe dehja

Këndojnë këngët e bukurive njerëzore

Dhe qendisin yjet e shpirtit tim…

MACJA DHE QENI

Të braktisur,

Rronin bashkë tek Platia,

Për shumë vite…

Një ditë,

Befas macen e shtypi makina!

Askush s’desh t’ia dinte:

As policët, as makinat, as njerëzit!

Shkoi Qeni e kapi me dhëmbë në qafë

Dhe e solli në anë të Platisë.

Gërrmoi tokën me thonjë e me dhëmbë

Pasi e mbuloi

U shtri mbi të dhe nisi të qajë me kuisje siç qajnë qentë…

14- 12- 2017.

NUK E DIMË…

(PERSIATJE)

Nuk e dimë

Kush është më e bukur

DRITA apo ERRËSIRA!

Mbase,

E kanë Brenda njëra- tjetrën

Gjersa rrojmë dhe në dritë

Dhe në errësirë…

KUR…

Kur Hëna u puth marrëzisht

Me yllin më të bukur të universit…

Toka u çmend:

Ranë tërmete shtatë- tetë rihter

Në tre Kontinente…

2021, Athinë.

UNË E DI QË DRITA…

Kush janë më të bukur,

Të vdekurit apo të gjallët?

Qielli pikoi dhimbje

Dhe s’tha asnjë fjalë…

Ia thashë Valentinës

Më puthi në buzë,

Më të bukur jetën

Nuk e bëjmë dot kurrë!

25 janar 2018. Athinë.

90 views4 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page