top of page

“Lumturia që (s)ekziston”


ree

Doli nga shtypi libri “Lumturia që (s)ekziston”-(Reportazhe dhe shkrime të tjera që përplasin mendjen- i shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi BERISHA. Ky është libri i 44-të i këtij krijuesi.

Sejdi BERISHA: “...Kësaj radhe kisha dëshirë që qysh në fillim ta fiksoj titullin për këtë libër, ndoshta të çuditshëm dhe me mesazh tekanjoz për historinë dhe shpirtin e njeriut... Dhe, ishte hera e parë që frikësohesha se nuk do t’ia qëlloja titullit i cili do të puthitej me atë çfarë do të përjetësoja në libër. Mirëpo, vendosa që derisa ta përfundoj librin, as mos ta lodhi kokën për titull. Dhe kështu edhe ndodhi. Nuk di a ia kam qëlluar...”! “...Kur dua të shkruaj, edhe përpara kam thënë, gjithnjë si diçka që nuk di ta shpjegoj më kthen prapa për t’i kujtuar ato trakullimat e njeriut në veprat e pashkruara, apo në ato që kurrë nuk mund të shkruhen dhe as të bëhen libër. Pra, nganjëherë kujtoj, se këtu qëndron edhe ajo madhështia, sepse, libri i pashkruar gjithmonë e ka peshën e veçantë e me plotë ngjarje, i cili përcëllohet për mungesën e rrëfimit të plotë, dhe kështu e ka simbolikën e pikëpyetjes që fuqishëm e joshë lexuesin për të ditur se çfarë përbrenda...”!


ree

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page