top of page

Lumturia nuk është thjesht një fjalë



(Në shenjë kujtimi me dollinë e rakisë së rigonit, për Mjeshtrin e poezisë së Jonit, Agim Mato)


Në një nga takimet e fuqishme poetike isha i ftuar nga Klubi i Poetëve Jonianë të Sarandës, që njihet si takimi ndërkombëtar i krijuesve poetë nga e gjithë bota. Ishte dhe kishte një lumturi të veçantë. E kjo shtohej pasi të gjithë ishim njësoj. Të lumtur. Dhe të lumtur e bënim edhe Tjetrin. E ndërsa evenimenti mjaft i bukur po shkonte udhës diku në një kënd të bukur e të improvizuar u shfaqën anëtarët e Grupit Polifonik Jonianët: Maksim Kule, Katerina Kule, Sinan Ahmeti, Nasip Hoxha, Veli Çaushi, Myrdar Koshi, Fredi Vangjeli, Kastrijot Rama, Vladimir Abedini, Aranit Qorri, Mynyr Xhaferi, Xhevahir Hoxha dhe kënduan një këngë nga shpirti i tyre me një tekst të thjeshtë e mjaft tërheqës. Unë isha përhumbur në një bisedë ndryshe me Mjeshtrin e Madh“ Agim Mato dhe nuk e kisha mendjen tek kënga. Në një moment Agimi, më pa drejt e në sy. Unë po habitesha me shikimin e tij tipik. Heshta dhe ktheva kokën andej nga ku këndohej. Kishin filluar duatrokitjet dhe unë bëra instiktivisht të njëjtën gjë. Agimi më pyeti: „Është këngë për ty!“ e kanë bërë bukur dhe e kënduan mjaft bukur. Ti po flisje, më tha Agimi, por unë e dëgjoja tekstin… Dhe vazhdoi. Se ç'kishte diçka që më bënte të lumtur, - më tha ai.

Ai moment më delegoi të falenderoj grupin dhe autorin e tekstit të këngës, ndërsa më pas e gjitha ishte si një leksion për lumturinë. Mes kësaj tema shkoi dhe u zgjat mjaft e biseda jonë me Agimin u zgjerua tek midhjet në Butrint. E aty folëm gjatë e gjatë… Ngritëm dhe nga një gotë raki rigoni diku tjetër më pas. Folëm … Fliste Agimi...


Në shenjë kujtimi me dollinë e rakisë së rigonit, për Mjeshtrit e poezisë së Jonit, Agim Mato

Një mësues vendosi t'u jepte nxënësve të tij mësimin e parë mbi lumturinë. Ai bleu aq tullumbace sa kishte fëmijë në klasë dhe u kërkoi t'i hidhnin në erë, pasi secili të shkruante emrin e tij në tullumbacen që mbanin në duar. Pastaj ai u tha atyre që t'i linin të fluturonin lirshëm nëpër klasë. Tullumbacet u ngritën në ajër dhe secili shkoi në një drejtim të ndryshëm. Pasi u trazuan mjaftueshëm, mësuesi iu drejtua fëmijëve:

- Tani, fëmijë, përpiquni të gjeni balonën me emrin tuaj.

Me brohoritje, studentët filluan të vrapojnë nga njëri skaj i klasës në tjetrin, duke u përplasur dhe duke gërmuar nëpër balonat fluturuese. Por detyra nuk ishte aspak e lehtë. Askush nuk mundi ta gjente balonën me emrin e tyre.

Më pas mësuesi e ndryshoi gjendjen.

- Epo, kjo duhet ta ketë bërë të vështirë për ju. Le të bëjmë diçka tjetër. Kapni tullumbacen e parë që ju vjen në duar dhe jepjani fëmijës emri i të cilit është shkruar aty. Pas dy minutash, të gjithë fëmijët morën tullumbacen me emrin e tyre. Dhe mësuesi iu drejtua nxënësve të tij të vegjël:

– Këto tullumbaca janë si lumturia. Nëse jeni duke kërkuar vetëm lumturinë tuaj, do ta keni të vështirë ta gjeni atë. Por nëse kujdeseni për personin pranë jush, nëse e mbështesni atë dhe lumturia juaj përfundon në mënyrë të padukshme në duart tuaja. Ky ishte Agimi. Matoja, ose Matheu, sikurse e quante i palodhuri i krijimtarisë Timo Mërkuri.

Sakaq dollia jonë me raki rigoni kishte kapërcyer disa numra. E fundit ishte për Triremën Joniane, evenimentin më të bukur poetik që ishte organizuar ndonjëherë në Sarandë me një prani të madhe e të gjerë gjeografike të krijuesve, që shijonin këtë lloj turizmi kulturor dhe artistik në Sarandën e lules së Naimit, Bukenviles, të cilën mendohet se e solli ai në Sarandë, në kohën kur shërbeu si doganier në qytet (1874-1876). Tek kjo e fundit, në një mjedis të rrethuar prej saj, dy netë me Ali Podrimen, Sadik Bejkon, Ilirjan Zhupën, Xhelal Toskun e të tjerë, më pas kishin lumturinë si kryefjalë, pikërisht në mesazhin që vinte nga mesazhi: kujdesi për personin pranë jush, nëse e mbështesni atë dhe lumturia juaj përfundon në mënyrë të padukshme në duart tuaja. E ku pushoi atë natë Mjeshtri tjetër Petrit Ruka… U fol gjatë dhe lumturia vërtet nuk ishte thjesht një fjalë.

19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page