top of page

Luiza Gega fitoi medaljen e artë në Mynih 2022


Luiza Gega fitoi medaljen e artë për Mynih 2022


Atletja shqiptare Luiza Gega për herë të parë në historinë e atletikës shqiptare ngriti lart Flamurin shqiptar në Munih të Gjermanisë, duke u shpallur kampione europiane dhe duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Europian. Luiza Gega (lindur më 5 nëntor 1988) është një atlete shqiptare e specializuar në vrapimin në distanca të mesme. Ajo konkurroi në Lojërat Olimpike Verore 2016 dhe Lojërat Olimpike Verore 2020, në 3000 m vrapim me pengesa për femra. Ajo është rekordmenja shqiptare në distancat 800, 1500, 3000, 5000, 10000 metra, gjysmëmaratonë dhe maratonë si dhe në 3000 metra vrapim me pengesa. Ajo mori pjesë në Kampionatin Botëror të Atletikës 2019, duke përfunduar e 9-ta.

Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’ në Spanjë. Luiza mori medaljen e parë të artë për Shqipërinë në këtë edicion, duke shënuar kohën 9’27”73.

Luiza Gega u konfirmua si një nga sportistet më të forta të kontinentit. Kampionia shqiptare fitoi raundin e parë të garës me pengesa 3000 metra dhe kështu siguroi një vend në finalen e Atletikës Europiane “Mynih 2022”.

Pas kursimit të energjisë, Luiza nisi të shkëputej në mes të garës, duke mos i lënë asnjë shans rivalëve të saj për të reaguar. Në momentin e vetëm të pasigurisë, kur ajo ktheu kokën pas për të kontrolluar konkurrentët e tjerë, ndjekësit i janë afruar. Megjithatë, Gega rikuperoi distancën dhe kaloi i pari vijën e finishit, raportojnë mediat shqiptare.

Rekordmeni kuqezi regjistroi kohën 9 minuta, 30 sekonda dhe 93 të qindtat dhe tashmë do të synojë medaljen e artë evropiane. Edhe pse në moshën 33-vjeçare, atletja shqiptare është në kërkim të majës së podiumit, për një titull që i mungon. Në vitin 2016, Luiza arriti të fitojë medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian që u zhvillua në Amsterdam.

Pritshmëritë janë të mëdha, edhe nga paraqitjet e jashtëzakonshme të Gaga-s gjatë këtij edicioni. Qershorin e kaluar, ajo u rendit e pesta në Kampionatin Botëror të Atletikës, të mbajtur në Oregon, Shtetet e Bashkuara. Luiza Gega vendos një rekord të ri kombëtar në finalen e Kupës së Botës. Luiza ka fituar edhe dy medalje të arta në Lojërat Ballkanike të Craiova 2022, në 3000 metra vrapim me pengesa dhe në 5000 metra. Ajo triumfoi edhe në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ku fitoi medaljen e artë.



20 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page