top of page

LLOGORAJA


Nga Luan Çipi Llogoraja, kënd i gjëndëshëm Dhe në zheg, flladi freskon, Nuk gjen qoshe më të këndëshëm, Kënaqësi që të shëron. Fërfërijnë gjethet e pishës, T’ relakson pisha flamur, Bilbilat flasin me bishën, Ujku qetas flë mbi gurrë. Drerët bredhin tufa, tufa Shoh nga afër një zorkadhe, Mbesa, flokët bënë cullufa, Nipi, nis të kërcej valle. Te një shtroerë, grup me lebër, Po këndojnë iso dukatçe, Dy, tre djem, po ndajnë një pjepër, Një grup, hedhin vallen çamçe. Kanë ardhur dhe prej Kosove Kuvëndojnë, ulur te bari, Nuk prish punë dhe po u çove, Del më lart Adem Jashari! ...Harmoni, s’dëgjohen zhurma, Mjetet rrugtojnë nga tuneli, Koha është të shtrohen hurma, Le ta mbylli kush e çeli! Tiranë, më 25 Janar 2022


7 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page