LIRIKA NGA MYSLIM MASKA
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Sep 16
- 1 min read

TOKA E KUQE
Aty ku linda,
Ka pakë tokë e shumë gurë...
Toka është e kuqe dhe gurët stërrallë!
Ndoshta nga kjo
Buisin lulkuqe
Ndoshta nga kjo
Në gjoks kam kaq yjarr...
Botim i hershëm në ZËRI I RINISË ose DRITA.
ISHA NË GJUMË
Ti shkelje mbi rreze hëne
Lozje qeshje nëpër yje
Thashë: nuk është; çupkë nëne
Është bijë Perëndie
Dhe nata qe e lyer me hënë,
Kur zgjata duart që ta puth,
Veshur bota me argjend...
Fatkeqësisht isha në gjumë.
Në ëndërr
Kur të puttha,
U mrekullova,
Më bëre pak të verbër...
Kur u zgjova,
U tmerrova
Ti putheshe me një tjetër...
Më erdhe
Më erdhe, kur flija
Më puthe
Më perkëdhele
Si kotelet e vogla...
Kur pashë që s' ishe ime shoqe
Më e bukur m' u duk bota....
Qeshi Universi...
Kur i puqëm buzët,
Qeshi universi
M'u zëmërua ZOTI
MË SHUMË SE UNË TË DESHI...









Comments