Lirika maji
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi 1.Ndjenjat dhe mendimet Ndjenjat dhe mendimet m'u ndezën flakë NJë vetëtimë gëzimi ra mbi zemrën time Nga i moshuar që jam,u ktheva çunak M'u shfaq një mike e rinisë sime. Do të thoni ju:- Po si është e mundur, Të të ndizen ndjenjat në këtë moshë të vonë? Ah,sikur ta njihnit sa ishte e bukur. Imazhi i saj dhe tash më turbullon. Dhe për një çast u bëra i lumtur Se qe si një dremitje që të lëbyrë sytë Ah,se ç'më bëre, o imazh i bukur! Në këtë moshë të vonë "mu mbytën gjemitë".
2.Ikën mendimet Mendime tokësore ikën nga unë, Se tani unë jam në një planet tjetër Sot nuk ka më të lumtur (më ka zënë me shkumë) Erdhi,o miq, mikja ime e vjetër. Ndaj me të mora arratinë Dhe kot më kërkoni rreth e qark Kur kam me vete dashurinë Unë të marrë në vetull gjak Ashtu si ANTEU kur prekte tokën Dhe bëhej dy herë më i fortë Unë mu tek gjiri i mikes kam vënë kokën Dhe mos më kërkoni mbi tokë. 3. U rrite Cigane! U rrite.u rrite,moj Cigane! Je bërë e tëra si nishane Sa nur që ke!Sa sharme! Ndaj mendjen ma ngre në alarme. T'u rritën qepallat me bisht Pa zunë e më shpojnë egërsisht Po syri i zi dhe i madh Gatë për të bëj"bërdaf". Buzën zë lëpin me naze Jam gati për të"të marrë saze" Dua buzën time ta vë si kapak Aq për të kam merak. Buzëqesh gati vesh më vesh Kështu,më duket, më"përqesh" Dhe më shumë më vë në ngasje Ç'ojna,ç'ojna më paske/ 4. Si luledielli Luledielli kthen kokën nga shkon dielli Unë kthej kokën nga shkon ti Jam kapur si peshku nga grepi Se nuk duroj,kur shoh një bukuri. Se ti ke një bukuri qiellore Sa del.gjithçka e magjeps Dukesh paksa si hyjnore Ndaj të ndjek me neps. Se e humbas fare pusullën Dhe bëhem gati si i dytë Sado që kafshoj fort gjuhën Më luajtën burgjitë.
5. Mu në vërs të pleqërisë Mu në vërs të pleqërisë, Më erdh maji i djalërisë Dhe më tundi,dhe më shkundi Pleqëria,iku... humbi. Humbi,humbi pleqëria Se u kthye djalëria Edhe nisem,për ku nisem Mu tek mikja bitisem. Mu tek mikja hane-hane Po ku je,o moj jarane! Por jaranja paska ojna Unë tash,djalë, e marr "hopa". Hopa se e marr në krahë Dhe e puth ne "oh" dhe"ah" "Oh" dhe "ah"... jo vetëm kaq Marr gjithçka që më kënaq. Tiranë, 6 maj 2023
Comments