Astrit Lulushi
Të jesh i lumtur do të thotë të jesh i lirë dhe të jesh i lirë do të thotë të jesh trim. Por mos i merrni lehtë rreziqet e luftës, thoshte Tukididi.
Ka të shtypur të lumtur që nuk janë dakord me tezën e të qenit të lirë. Dhe kjo krijon një ndryshim midis lumturisë së skllavit dhe gëzimit të njeriut të lirë.
Por a do të thotë se të jesh i lirë duhet të jesh trim? Liria ngjall guxim të caktuar për të ruajtur zbatimin e saj, pra i shërben vetes.
Në fakt, është gëzim të jesh i lirë, se sa i lumtur por skllav. Lumturia është ekstazë - gëzimi është i vazhdueshëm Dhe duke qenë se frika është faktor numër 1 manipulues i tiranëve, trimëria është kundërhelmi më i mirë.
Sigurisht, le të mos i marrim lehtë rreziqet e luftës. Prej saj lind qeveria autoritare, e cila, kur rri shumë a bëhet e përherëshme, quhet diktaturë. Dhe ju merrni gjithçka që vjen me të. Pasionet më të forta dhe dobësitë më të rrezikshme që në shumë raste fshihen nën gjoksin e njeriut; ambicia, koprracia, kotësia, dashuria e famës, janë të gjitha në komplot kundër dëshirës për të qenë i lirë.
Comments