top of page

Liqeni


Gladiola Jorbus Liqeni Dielli kukafshehti luan, me liqenin nazeli. Pas malesh struket - që të shfaqet, i perëndishëm pakufi. Buzëqesh liqeni në çdo valë, në çdo frymëmarrje, drithërimë. Praruar dielli rrezeartë, mbi ujëra kridhet farfuri. Nën pëshpërimën e liqenit, agimi mbuz mbi shpirtin tim. Qielli i purpurt buzëqesh, me zogjtë e erës - cicërimë. Zgjohet liqeni hijerëndë, ditën fton në valëzim. Si bulëza vese vezullojnë, mbi male - retë në fluturim. Attachments area


 
 
 

1 Comment


Minush Hoxha
Minush Hoxha
Jun 10, 2021

Mbërthim i shkëlqyeshëm me gjuhen e poezisë e metafora të bukura të natyres nga poetja. 🌷

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page