top of page

Librat e poetit...


Librat e poetit dhe studiuesit Bardhyl Maliqi për vitin 2021


Libri poetik “Shija e shikimit” është një vëllim i përbashkët i poetit Bardhyl Maliqi me poeten rumune Maria Gregore botuar në Bukuresht nga Shoqata e Shqiptarëve të Rumanisë. Poezitë dhe shkrimi shoqërues i Dr. Agim Nelajt janë nga fillimet e tij poetike, pra nga librat “Lulet e Shegës” dhe “Pasqyrat”, me përjashtim të poemës “Qyteti im me emër vajze”, që është nga vitet e fundit. Ato kanë pikërisht shijen e shikimit të një moshe rinore.

Vëllimi me vjersha e poema "Zërat e detit" është libri i botuar në Kosovë, që përmbledh poemat, akrostkët dhe poezitë impresive të viteve të fundit. Ai “është i rrallë në letrat shqipe, pohon në pasthënien e librit njëri nga recensentët, studiuesi e shkrimtari Prend Buzhala. Sipas tij, ky vëllim poetik është ndër më të veçantët në poezinë e sotme shqipe, për procedimin e rrallë tematik, për mënyrat e shtjellimit të tekstit poetik, si dhe për fuqizimin e shumanshëm të ekfrazës lirike.” Libri ka rreth 300 faqe me mbi 4.500 vargje në vjersha dhe poema. Redaktor i librit është Mexhid Mehmeti, kurse recensentë janë Dr. Mujo Buçpapaj e Prend Buzhala. Botoi Lena Graphic, Prishtinë.

"Vrasja e heshtjes" titullohet libri studimor i Dr. Bardhyl Maliqit, që objekt studimi ka prozën për të rritur të autorit Mexhid Mehmeti. Libri analizon veprën e këtij autori, që përbëhet nga 44 tregime e 9 novela të botuara në shtypin e kohës dhe në disa vëllime, pastaj 6 romane, 4 drama dhe një përmbledhje me vështrime, reçensione e kritika letrare. Redaktor i librit është Prend Buzhala, kurse recensentë Timo Mërkuri dhe Kostandin Vogli. Botoi Lena Grafich, Prishtinë.

Libri i tij kritik “Kambanat e zgjimit” mbeti në sirtarin e donatorëve. Ai përfshin mbi 50 autorë dhe 80 shkrime që kanë objektiv analizën kritike të një apo disa veprave të tyre me poezi apo prozë filluar me Andrea Zarballanë, Agim Maton e Bilal Xhaferrin deri tek autorët e fundit. Libri do të ketë edhe një vëllim të dytë me autorët e pa përfshirë ende për shkaqe të ndryshme.. Shpresojmë që ky libër të botohet këtë fillim viti.



103 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page