Nga Skënder Sadri KAPITI
Lexoni dhe merrni leksione e mësime historie, politike, demokratike, filozofike dhe sidomos , sidomos mesoni leksione patriotizmi nga prof. Eshref Ymeri, lexojeni edhe shkrimin më të fundit të tij :”Në pritje të aktit të tretë të tradhtisë së lartë” i cili më motivoi për të shkruar këtë konsideratë të shkurtër ndaj tij .
Është fat i madh që kemi intelektualë të tillë, por që fatkeqësisht janë jasht Shqipërisë, por që shqiptarët kanë aq shumë nevojë e domosdoshmëri për ta.
Unë këtu nuk do të ndalem që të bëj analizën apo komentin për shkrimin e tij , jo vetëm për këtë më të fundit por edhe të atyre të tjerëve para këtij. Por unë edhe si studiues i politikës, historisë kombëtare dhe asaj botërore por edhe si eseist, opinionist e shkrimtar mësoj shumë nga Profesorët dhe akademikët si Eshref Ymeri, kundrejt të cilit vendosa që me anë të gazetës ”Fjala e Lirë” t’i përcjell atij respektin dhe mirënjohjen time të thellë për atë kontribut të tij të jashtëzakonshëm për ndërgjegjsimin dhe edukimin e brezit të ri dhe të shqiptarëve kudo që ata janë me ndjenjën e patriotizmit dhe të shërbimit për atdheun.
Te professor Ymeri gjen të mishëruar erudicionin e lartë akademiko-shkencor dhe guximin e përkushtimin maksimal të tij me mish e me shpirt për t’i shërbyer atdheut dhe cështjes kombëtare shqiptare akoma të pazgjidhur.
I lutem lexuesve që të shpenzojnë kohë dhe t’i përkushtohen leximeve e leksioneve të Prof. Eshref Ymerit mbi kombin , atdheun , shqiptarizmën dhe mbi të vërtetat, mbi historinë dhe për vizionin edukativ që mbartin leksionet e tij aq të duhura e të vyera për edukimin patriotik, heroik e kombëtar shqiptar.
Lexoni leksionet e Prof. Ymerit se ato kanë edhe modestinë, edhe guximin, edhe filozofinë por edhe thjeshtësinë akademike mjeshtërore të një gjuhe dhe komunikimi të kuptueshëm për të gjithë njerëzit si ata të thjeshtë ashtu edhe për intelektualët.
I respektuar z.Skender.Personalisht, jam nje nga lexuesit dhe vleresuesit e prof.Eshrefit, per erudicionin e tij enciklopedik e mbi te gjitha kendveshtrimet e tij mbi historine e kombit tone dhe pikpamjet e nacionalizmit te paster e atdhetar qe jo vetem e karakterizojne por q e i shtjellon dhe publikon.Kjo e nderon personin e tij. Por problemi qendron gjetk.Shqiperise nuk i mungojne dijetaret dhe personalitetet qe trajtojne dhe paraqesin pikpamjet atdhetare per ardhmerine e trojeve tona kombetare. Çeshtja eshte ku thuhen, sa lexohen, sa degjohen dhe mbahen parasysh ne ndertimin e politikave kombetare.Mungojne forumet opinion berese dhe paraqitja e tyre institucioneve shteterore te cilat ndertojne politikat afatshkurtera e afatgjata.Pare ne kete kendveshtrim, fjala dhe zeri i burrave te ditur dhe te perkushtuar…
Prof Dr Eshref Ymeri: I dashur mik i nderuar Skënder,
Ju jam shumë mirënjohës dhe Ju shpreh falënderimet e mia më të thella për vlerësimin që i keni bërë punës sime. Jam shumë i prekur dhe i emocionuar. Vlerësimi Juaj është burim frymëzimi për mua. Por dëshiroj të theksoj se unë kam kryer dhe vazhdoj të kryej vetëm atë detyrë që kryen çdo shqiptar i brumosur që në familje me mallin dhe dashurinë jo vetëm për atë copë Atdheu që na ka mbetur pa copëtuar, por edhe për shumicën dërrmuese të trojeve tona etnike, të cilat shqiptarët e atdheut amë nuk i kanë në administrim. Veç kësaj, i dashur Skënder, e kam për nder që kam qenë, jam dhe, sa…