Leonora Canja: Je
- May 2, 2025
- 1 min read

Je
Unë qaj,
më dërgon erën
lotët të mi thajë.
Flas,
më dërgon detin
të më dëgjojë.
Përpiqem të mendoj,
më dërgon malet
të më shoqërojnë.
Them ëndërr,
më dërgon lumenjtë
e rrëmbyeshëm malorë,
t'i rrëmbejnë
e larg ti çojnë...
Je apo s'je i vërtetë?
Këtë nuk e kuptoj...
Jetojmë mes çudive,
mes ëndrrave
dhe ujit të oqeaneve,
mbushur plot
jetë,
që,
vetëm avullon,
avullon...









Comments