top of page

Leon Lekaj:

  • Jul 12, 2025
  • 1 min read

Barbarët 


Njerëzit e atyre anëve ngritën mure.

në kufirin imagjinar, prej nga vinin barbarët.

Shpatat i mprehën dhe i lanë të gatshme.

Pastaj ndërtuan kishë, të qanin të vrarët.


Thirrën në kuvend madhërinë fuqiplotë 

I thurën lavde dhe ju përkulën atij 

Dhe trupat e lodhur n'ndërtime muresh 

I shtrinë të gjithë mbi përditshmërinë. 


Por sytë dhe mendjen nga muret i mbanin 

se prisnin një herë të vinin barbarët.

Se donin të dëshmonin se sa burra ishin 

Se donin të thoshin se ngjisnin me të parët.

Një mëngjes trojet rrafshuar i gjetën.


Ju vërsulën mureve, por heshtje përsëri. 

Asnjë barbar mbi ta nuk kish kaluar.

Të gjithë njëri tjetrin e shihnin në sy. 


At'her kuptuan dhe thirrën n'dëshpërim 

Muret e lartë heshtën përsëri 

Barbarët e luftës nuk qenë ata që prisnin

Por ushtarët e bindur të t'lartit madhëri.

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page