top of page

Leksionet politike...


Leksionet politike, demokratike, shoqërore dhe mediatike të Kosovës për Shqipërinë

Nga Skënder Sadri KAPITI

Zgjedhjet demokratike të 14 Shkurtit 2021 jnë leksione politike, demokratike, shoqërore dhe mediatike për politikën, demokracinë, shoqërinë dhe për mediat në Shqipëri.

Kjo për shumë arsye: Kosova i dha leksione demokratike Shqipërisë për faktn se në Kosovë nuk ka manipulim , as tollovira e as kontestim zgjedhjesh dhe as të rezultatit të tyre; në Kosovë nuk ishte e nevojshme ushtria e vëzhguesve dhe monitoruesve ndërkombëtarë për zgjedhjet ashtu sikurse ndodh gjithmonë në Shqipëri, dhe madje pavarësisht mbikqyrjens së rreptë të ndërkombëtarëve, në Shqipëri, gjatë këtyre 30 viteve tranzicion nuk pati kurrë zgjedhje të cilat përmbushin standardet demokratike.

Në Kosovë vetëm gjatë 4 viteve të fundit u mbajtën 3 palë zgjedhje parlamentare, kurse në Shqipëri pavarësisht krizave të rënda politike , demokratike, krimo-korruptive dhe shtetërore sic është aktualisht prej 4 vitesh në Shqipëri, nuk u zhvilluan zgjedhje të parakohshme por arriti deri aty duke mbajtur madje edhe zgjedhje një partiake, pra moniste ashtu sikurse bëri pushtet-shteti i Edi Ramës në zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Pra Shqipëria duhet të marrë shëmbull nga politika dhe demokracia në Kosovë, ashtu sikurse edhe shoqëria shqiptare në Shqipëri duhet të zgjohet nga letargjia dhe të guxojë për të ndëshkuar elitën e vjetër politike, krimin , korrupsionin , tradhëtinë, hajninë dhe papërgjegjshmërinë e saj ashtu sikurse ka bërë shoqëria kosovare në tri zgjedhjet parlamentare të fundit ku votën ia ka besuar Albin KURTIT, VETËVENDOSJES, pra ndryshimit.

Ka ndryshim radikal midis mediave në Shqipëri dhe atyre në Kosovë, ku mediat e Tiranës , ato më kryesoret janë të korruptuara, të shitura dhe mercenare të pushtetit e të parasë; janë tejskajshmërisht të politizuara dhe servile e të padinjitetshme, media të cilat nuk bëjnë opozitë reale por bëjnë opozitë të korruptuar dhe materialiste, shkruajnë e thonë atë që dëshiron interesi personal i pronarit të tyre dhe i politikës së pushtetit.

Mediat në Shqipëri në tërësinë e tyre janë media interesash,klikash e klanesh të pushtetit dhe të oligarkëve pranë tij, pra janë palë me politikën dhe me korrupsionin.

Mediat e Tiranës, shumica e tyre u bëjnë embargo të vërtetave, realitetit dhe personalitetit e dinjitetit të meritës dhe të dhuntisë e talentit politik, intelektual e patriotik; shumica e tyre janë media ku vegjëton tarafi, akrabaja nepotiko-politike, paraja dhe reklamat e manipulimit e mashtrimit gjithfarësh.

Ndërsa në Kosovë mediat kosovare janë të lira, të pavarura ku shprehet lirshëm mendimi i lirë dhe ku ato janë opozitë kundër të gjithë atyre që meritojnë kritika dhe demaskimin publik të korrupsionit,krimit, padrejtësive dhe poshtërsive e tradhtive politike.

26 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page