Legjenda Uran Kostreci


Nga Kastriot Dervishi


Legjenda Uran Kostreci, u dënua tre herë, vuajti: 22 vjet, 10 muaj, 6 ditë burgim

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 83 vjeçare, një prej legjendave të qëndresës antikomuniste ndër vite, Uran Kostreci. Në vitin 1957 mbaroi Shkollën e Mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasani, por për arsye të biografisë nuk iu dha mundësia të vazhdonte arsimin e lartë, pavarësisht se doli mirë me mësime. Shërbeu si arsimtar: në vitet 1957-1959 në Rrethin e Vlorës; më 1959-1960 në Tunjë të Gramshit dhe më 1960-1961 në Mollas të Elbasanit. Më 1981-1983 punëtor në ndërmarrjen e ndërtimit Elbasan. Më 1983-1986 u internua në Kurtaj të Peqinit. Më 1991-1992 themelues dhe kryeredaktor i gazetës së ish të përndjekurve politikë “Liria”. Më 1992-1994 ishte kryetar i Partisë Demokratike, Dega Elbasan.

Periudha e vuajtjes së burgimit, sipas viteve: 1961-1981: 19 vjet, 10 muaj, 8 ditë 1986-1989: 2 vjet, 11 muaj, 28 ditë

Dënimi i parë U arrestua më 5.8.1961 në tentativë për arratisje. Gjykata Ushtarake Tiranë, me veprim në Elbasan, me vendimin nr.171, datë 28.10.1961, e deklaroi fajtor në bazë të nenit 64/10 (tradhtia ndaj atdheut) të Kodit Penal dhe e dënoi me 15 vjet burgim dhe konfiskimin e pasurisë. Në këtë vendim, midis të tjerash thuhet: “Vepra e kryer nga i pandehuri është shoqërisht shumë e rrezikshme për arsye se në veprime të tilla, dëmtohen interesat e shtetit e popullit tonë, vihet në rrezik siguria