top of page

Lamtumirë Prof. Riza Hasa!


Prof Riza Hasa


Ka ndërruar jetë historiani, arkeologu, pedagogu i mirënjohur, intelektuali i njohurive të shumta dhe Njeriu zemërmirë, Riza Hasa. Kështu më i devotshmi nga intelektulët e këtyre fushave që luftoi me mjaft vullnet intelektual me mjaft shkatërrime të fuqishme në Elbasan, ai që dëshironte të fliste gjithnjë me pastërti dhe me sinqeritet dhe që thoshte se shkatërrimi i Kishës së Onufrit është i qëllimshëm dhe ogurzi, natyrisht si dhe për mjaft objekte të tjera historike nuk do të jetë më.

Mijëra kolegë të tij në vite, studentë të shumtë nga anembanë Shqipërisë do ta kujtojnë me nder dhe respekt këtë figurë të lartë dhe tejet të sinqertë e të pastër në të gjitha drejtimet. Riza Hasa ishte autori i mjaft shkrimeve me vlerë të madhe si „Mësimi i Historisë Kombëtare, një nga shtyllat e edukimit patriotik në Shkollën Normale“ (1999); „Vendbanimi ilir i Lleshanit në zonën e Shpatit“ (2000); „Panteoni ilir dhe kristianizmi i hershëm“ (2001); „Rreth debatit për "Historinë 12" : pedagogu i Historisë që ka kaluar tekstin "Historia 12"“ (2009); „Regjistrimi fetar i popullësisë, rikthim në primitivizëm“ (2011); „Ka skenar për sterilizimin e trashëgimisë sonë historike“ (2013) e mjaft e mjaft të tjerë në vite. Ngushëllime familjes dhe miqve!

68 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page