top of page

LAMTUMIRË MURAT GECAJ!


Fiqri Shahinllari, Fuat Memelli, Murat Gecaj

Lajmi i trishtë i ndarjes sot nga jeta e Prof. Murat Gecajt, në moshën 80 vjeçare, kapërxeu oqeanin e mbriti edhe ketu në Boston, duke më prekur thellë edhe mua, si njê nga miqtë e tij të shumtë. Më preku se ai e kishte zemrën behar,fjalën e ëmbël, dashurinë- mal për njerzit, për Tropojën dhe tropojanët, për Shqipërinë dhe shqiptarët, për Kosovën dhe kosovarët, për arsimin dhe figurat e tij të shquara. Është shprehur kjo dashuri në qindra shkrime

( ndoshta mijra), në shumë libra, etj. E takoja sa herë shkoja në Tiranë dhe disa herë ishim mbledhur tok me miq të tjerë krijues, kemi pirë nga një gotë, kemi qeshur e kënduar. Prej 2-3 vjetësh nuk ndihej mire dhe thoshte: “ Po të më doni, ejani më takoni te një lokal afër treint”. Dhe kemi shkuar aty tok me miq të tjerë të tij si Fiqri Shahinllarin, Përparim Hysin, Lida Lazajn, Eli Kaninën, etj. Fjala “ shok” te ai mishërohej më së miri.

Këtë vit nuk e takova dot se më preu rrugën virusi. Ai nuk na priti ne shokët e tij emigrantë. Lamtumirë Murat Gecaj, ose babush Murati, siç kishe qef të thërrisnin pasi u bēre gjysh! Ngushëllime familjes, miqve e shokëve të tu të shumtē! U prehtë në paqe shpirti yt qelibar!

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page