top of page

LAMTUMIRË KRUSHKU IM I SHTRENJTË LEONIDHA DHRAMI!


LAMTUMIRË KRUSHKU IM I SHTRENJTË LEONIDHA DHRAMI!

Nuk ta shkruaj dot fjalën Lamturmirë i dashur krushku im i shtrenjtë Leonidha Dhrami se nuk e besoj se keni ikur nga kjo jetë që e dashuronit me gjithë zemrën tuaj dashamirëse. Biseduam që të kalonim së bashku krishtlindjet e vititn e ri së bashku në familjen tuaj të shtrenjtë. U zgjova nga gjumi me lotë në sy nga lajmi pikëllues se zemra jote ka pushuar së rrahuri! Ndjej shumë dhimbje që më ike se jeni shumë i shtrenjtë për mua që punuam me dekada si mësues në shkolla. Ndjej shumë hidhërim që nipi im i shtrenjtë Kristian Ardi Dhrami humbi gjyshin e shtrenjtë shumë të dashur që ju i dashur e i shtrenjtë Leonidha Dhrami i keni dedikuar poezi. Sa shumë plane kishim bërë bashkë i shtrenjti krushku im Leonidha Dhrami se vitin tjetër do të kalonim së bashku familjarisht pushimet në Qeparon e bukur që të lindi e të rriti babai juaj i nderuar Naqe Dhrami. Flisnim me camer dhe lumturoheshim që bisedonim me shumë dashuri. Më këshilloje vazhdimisht si ta ruaja zemrën e huaj që më ka dhënë jetën e dytë,por më hidhërove e pikëllove që më ike pa u takuar. Më dridhen duart e zemra që të shkruaj fjalën Lamtumirë!


Jam me shpirtë e mendje pran teje krushku im i shtrenjtë Leonidha Dhrami, kolegu im i talentuar që ishit dhe mbeteni modeli shëmbullor i mësuesit,poetit,prindit,gjyshit shëmbullor. Ndonëse po largoheni fizikisht do mbeteni përjetësisht në zemrat e familjes tuaj, të niprave,mbesave,miqësisë e shoqërisë. Do jetoni i gjallë në zemrën time dhe të ish nxënësve tuaj që u keni ndriçuar mendjen me dituri dhe i keni edukuar me shumë dashuri duke dhënë lëndën e bukur Letërsi dhe gjuhën e embel shqipe. Ishte orator i lindur me një kulturë qytetare perndimore që çdo fjalë që shkruaje peshonte sa malet e atdheut tonë të dashur.



Me veprat letrare artistike që keni botuar keni fituar PAVDEKËSI

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes të krushkut të shtrenjtë Leonidha Dhrami, shokut të jetës Margarita Dhrami, vjerra e mrekullueshme e vajzës sime Ermira Mara që humbi shokun më të mirë të jetës bashkshortin shëmbullor Leonidha Dhrami. Ju shpreh ngushëllime djemve Neritan e Ardi dhe vajzës Ditila që humbën babain e dashur. U prehët në Paqe krushku im i shtrenjtë Leonidha Dhrami! I ndritë shpirti lartë në Qiell si një engjell i Zotit! Ti rrojnë fëmijët,nipër e mbesa! Me dhimbje e pikëllim Qatip Mara North Carolina 05. 10. 2023



77 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page