top of page

Lamtumirë i dashur vëllai ynë Ido



Vëllezërit Serjani

Lamtumirë i dashur vëllai ynë Ido, i lehtë dheu që do të mbulojë,i lirë shpirti yt në parajsën e përjetshme,i pavdekshëm në lëndinën e zemrave tona,yll i shndritshëm do të mbetesh në sytë tanë,Ikonë e mësimdhënies dhe e gazetarisë,miku i njerzve të mirë. të thjeshtë e të ndershëm. Po e mbyll këtë status të dhimbshëm me dy vargje të të madhit Ali.Asllani

"Vdiqe të qan tjetri, linde do qash vetë, në mes të dy lotëve një kujtim i shkretë“



Vladimir Kumi dhe Ideal Serjani

Për këtë Vladimir Kumi shkruan: ''...Gezuar i thash, per Skarronin e kemi kete miresi, me qe krijoi Burrleskat....dhe per personazhet tona te burleskave, tha Ideali duke rrekellier rakin e duke qeshur...''

***

Sa shum do me mungoj ky çast!

Sa shum do me mungoj kjo menyr te biseduari!

Ç'far magjie qe sillnin takimet tona te improvizuara, plot visare te çmara, e humor te shendetshem!

Sa shum do na mungosh Ideal!

''Mu shofte me uj e me mavri'' sa shum! (Siç thoje ty)

Ike ne kembe pa na dhen asnje shenj, more dhe shum ''thesare''me vete pa na i treguar te gjitha, ndersa ne do vazhdojm te ''ham nga kashta e samarit'' siç thoje shpesh per gjendjen ku jemi terezitur!

Qofsh i parajes MIK


Dhe së fundi po përcjellim poezinë e tij të botuar në vitin 2020:



KUSH DO ME QAJ ?

Kush do me qaj kur te vdes?

Ata qe me deshen, vdiqen.

Nje nene,nje baba dhe gjysherit,

Me perkedhelen, me rriten dhe iken .

Ah sa i desha ata burra zakoni,

Ato gra te zonja,te pastra,te forta,

U kishte hije oborri,ballkoni,

Kur te prisnin e percillnin te porta.

Na prisnin,na percillnin te porta me tokez,

Pragu:Urimi ,perbetimi i trimave,

Nje djali,nje vajze,nje nuseje zogez,

U rrjedhin faqet nga lotet e psheretimave.

(Ideal Serjani)

100 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page