top of page

"Lakrat" e kopshtit...


"Lakrat" e kopshtit të LUAN KALANËS

Libri"Atelie e shpirtit"

(ese)


Nga Përparim Hysi Pak paradoksale kjo metafora ime,por jo vetëm është e qëlimshme,por dhe e qëlluar. E kam "vjedhur" nga GËTE dhe nga njëjës,si për të humbur gjurmat,e kam kthyer në shumës. Kuriozët dhe,ca më shumë, ky"kopshtari i lakrave",do kërcejë përpjetë nga kjo metaforë imja,por ruani gjakftohtësinë. GËTE ka një poezi për lakrën.Mirë ishte ta sillja këtu,por në "pusin e tharë të kujtesës sime",kova mbetë bosh. Nuk mbaj poezinë përmendësh,por mesazhi i saj dhe sot e kësaj dite,rri këmbëkryq në mendjen time. GËTE thotë:- Sa e shijshme është ajo lakra e kopshtit tim! Dhe unë,ngaqë hyra në"kopshtin" e LUAN KALANËS, arrita në përfundimin:-Jo një"lakër",por të gjitha"lakrat e këtij kopshti" janë bio dhe të shijshme:si lakra e kopshtit të GËTES.

* * * Në këtë libër,LUAN KALANA, është dhe poet,por dhe prozator dhe unë nuk do flas as për biografinë e jetës së tij,por as për biografinë letrare,se të dy jetët( jetën si çdo i gjallë dhe atë të krijuesit) i gjen në këtë libër. KAZANZAQI,një nga shkrimtarët e mëdhenj të GREQISË dhe jo vetm të GREQISË,thotë:"Libri del nga zemra e autorit". Për ta shpënë më tej pyetjen se kush është LUAN KALANA? Unë do përgjigjem me fjalën e ALEN BOSKE që kur e pyetën:-Kush jini ju,u përgjigj,unë jam ajo ç'ka shkruaj. Poezia e LUAN KALANËS është me vokacion të larmishëm: aty gjen dashurinë për Atdhenë;aty gjen vargje për heronjtë;për personalitete jo vetëm nga DEVOLLi që është zemra e dytë e poetit,por dhe për emigracionin apo heronjë të historisë. Sado bio,një karakteristik që ia zbukuron ballin si poet,është fakti se ai ka një stil të thjeshtë të"përtypshëm" nga çdo lexues. Kur i gjykoj për thjeshtësin e stilit,për LUAN KALANËN duhet të thuash pa frikë atë që ka thënë POETI I MADH AMERIKAN,WOOLT VIHETMAN :"Arti i artit,lavdia e shprehjes dhe dielli i dritës së shkronjave,është thjeshtësia." Nuk është LUAN KALANA nga ata lloj poetësh që t'i nxjerrin lexuesit djersë të ftohta,se gjasme lexuesi duhet të futet në rrugë iracionale për të deshifruar kodet e fshehta të poetëve"modernistë". Sado që ka emigruar prej 30-vjetësh dhe jeton në AMERIKË,ai,kur shkrunate DRITËROI"... brodhi, në Evropë/shkoi në AZI/nga flokët gjer në thonjë mbeti DEVOLLI.Thonë për poezinë që vendbanimin e ka në zemër.Epo zemra e këtij poetit tonë,ka rrahur së pari andej nga trevat e DEVOLLIT,dhe atje është rritur aq e shijshme"lakra e poezisë sëtij". Përkthyesja polake DOROTA HORDYZAK thotë:"Në letërsitë e vendeve të vogla,poezia shqiptare është më e madhe". Të vjen mirë nga ky vlerësim dhe unë,duke e mbështetur këtë thënie, them:-Po si mund të mos jetë më e madhe poezia shqiptare,kur pasurohet edhe me vargjet bio të LUAN KALANËS që,po të ishte në dorën time,një dafinë lavdie do t'ia varja veç për këto dy vargje nga poezia antologjike"Ëndrra e të verbërit": " Ju që shihni gjithësinë, më falni një minut dritë! Ta shoh dhe unë sa i bukur është njeriu,pastaj t'i mbyll sytë" Sozen Kierkegard,kur e pyetën :-Çfarë është poeti? A e dini si tha:"Poeti është një ftakeq që përjeton tortura të rënda shpirtërore.Klithmat dhe rënkimet shndërrohen në buzët e tij në muzikë madhështore dhe demoniake." Dhe për ta mbyllur siparin për LUAN KALANËN si poet,mendoj se i rrinë për shtat, fjalët e të pavdekshmit MOIKOM ZEQO:"Poeti pajton botën me imagjinatën që do të thotë që poezia formon një botë të tretë më sipërane." * * * Në shijen time,proza e LUAN KALANËS,qe"lakra më e shijshme",Janë përjetime dhe personazhet lëvizin si të gjalla pra sysh.Natyrshëm,"motori" im(flas nga ana fizike) punon me aritmi dhe,bashkë me mua,për çudi,jan"lodhur" dhe bateritë e kompjuterit.Proza e LUAN KALANËS ka dalë nga shpirti dhe është e shkruar si poezi. Tek"sekretet e NËNËS" del ajo që ka thënë HYGOI:"I madh është qielli,por më e madhe,është nëna". Tek"Motra ime e vogël" ringjallet motra e GJERGJ ELEZ ALIS.Mbasi e lexon,menjëherë të ngulitet në mendje:-Të kem një motër si VERA,motra e vogël e Luanit! Tek"Piktura me njolla gjaku" do ndalesha më shumë.Unë do ta quaja antologjik dhe në okellio"Piktori gjeni",Nuk po zgjatem më shumë për shkaqe fare subjektive.Sa për"Çapkënin e Devolit",do të thosha se andej nga DEVOLILI do ketë ardhur edhe Tom Sojeri,edhe Hakelber Fini i mArk Tvenit. Duke e mbyllur,ju lutem lexuesëve,tej mendimeve të mia, mos lini pa shijuar"lakrat e KOPSHTIT LUAN KLANA!" Janë bio dhe shumë të shijshme.

Tiranë,4 tetor 2022

41 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page